Protesta e qytetarëve kundër investimit në Zvërnec, që ka marrë një ‘trajektore’ kundër klasës së vjetër politike në Shqipëri, ka sjellë edhe bllokim të disa rrugëve në kryeqytet.
Kjo për shkak të lëvizjes së turmës së njerëzve në disa prej akseve kryesore në Tiranë, pasi ditën e sotme është zgjeruar itinerari i marshimit të tyre në kryeqytet.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, vihen re radhë të gjata automjetesh, të ngecura në trafik. Në zonën e QTU-së, në autostradën Tiranë-Durrës, shumë makina janë në pritje për t’u futur në kryeqytet.
Protesta sot ka hyrë në ditën e 12-të, ndërsa qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’ 12 ditë protestë, thirrje kundër Ramës e Berishës! Qytetarët: Krijojmë parti, hyjmë në qeveri teknike, opozita jemi ne! Zgjerohet itinerari i marshimit, nga Astiri mbyllet në Qendër (FOTOGALERI + VIDEO)







