Klubi i Skënderbeut ka falënderuar mijëra qytetarët dhe tifozët korçarë që dolën ditën e sotme në shenjë proteste para Katedrales së qytetit, ndaj kërkesës që Inspektorët e UEFA-s kanë bërë për të dënuar me 10 vite përjashtim Skënderbeun nga kompeticionet europiane.

“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve korçarë dhe tifozëve bardhekuq për mbështetjen e treguar karshi klubit në tubimin e organizuar në Korçë kundër një dënimi të mundshëm të klubit. Mbështetja juaj na jep forcë për të luftuar deri në fund për kauzën tonë të përbashkët. Faleminderit!” – shkruhet në postimin e klubit në Facebook. 

skenderbeu
(Protesta e tifozëve të Skënderbeut sot në Korçë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com