Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në ditën e pestë të tubimit. Në ditën e sotme fillimisht ata kanë qëlluar me vezë ministrinë e Arsimit, ndërsa më pas kanë lexuar me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre kërkojnë ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
Studentët akuzojnë me emra pedagogët në Universitetin e Tiranës, Gjirokastrës dhe të Elbasanit. Megjithatë gazetarët nuk kanë në dorë asnjë provë për të vërtetuar akuzat.

Lista me emrat që studentët kanë publikuar dhe kanë thirrur me megafon para MAS duke i akuzuar se marrin lekë për provimet