Protesta/ Studenti i Ekonomikut në Report Tv: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan, nuk do të tërhiqemi (VIDEO)

Protesta/ Studenti i Ekonomikut në Report Tv: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan, nuk do të tërhiqemi (VIDEO)

Altin Kola, student në fakultetin Ekonomik të Tiranës

Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në ditën e pestë, ndërsa në studion e Report Tv ishte i ftuar njëri prej tyre për të folur rreth kërkesave. Altin Kola, student në fakultetin Ekonomik të Tiranës, u shpreh se protesta nuk ka drejtues, ndërsa do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Ai akuzoi se dje punonjësit e ministrisë së Arsimit i provokuan duke dalë disa herë në dritaret e godinës, por studentët u treguan të përmbajtur tha ai.

“Dilnin në dritare dhe bënin gjeste fyese, por ne qëndruam aty bashkë duke mos kaluar në gjëra që nuk ishin parashikuar. Kjo ka ndodhur dje, sot jo. Pavarësisht se kryeministri na ka quajtur ngelës, ne jemi e ardhmja e Shqipërisë. Kishim rënë dakord për cdo problem që të mos godisnim policinë. Parashikojmë që të martën protesta të arrijë kulmin” tha ai.

Kola shpjegoi se përse nuk u pranuan banorët e Unazës së Re dhe si nisi organizimi i protestës para pesë ditësh. “Menduam se do të ishte numër më i vogël për shkak të fundjavës, por studentët qëndruan besnikë duke mos u larguar. Banorët e Astirit pranuan që në ditën e parë mbështetjen nga politika. Kjo ishte arsyeja që nuk i pranuam, pasi kauza jonë është tjetër nuk duam të politizohet. Fillimisht kishim katër pika, vetëm njëra u plotësua, më pas nisur edhe nga problemet që kishin studentët e tjerë numri i kërkesave u rrit. Protesta do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje apo forumi. Nuk kemi një strukturë, jemi thjeshtë studentë, gjithçka ka ndodhur spontanisht, nuk do të lejojmë askënd që të na përçajë. Cdo ditë rrisku ka qenë i madh që protestën ta përdorë politika. Dje gjatë fjalës që po mbaja, një person, që ishte student, por edhe pjesë e forumeve, donte të theksonte se kemi mbështetjen nga opozita, por ia ndërpremë fjalën.

E vetmja mënyrë për të komunikuar është zyra jonë e hapur aty në shesh. Kur të plotësohen kërkesat tona do të ndërpresim protestën. Kjo është një protestë kombëtare studentore që ka rrjedhur nga rrjetet sociale. Problemi arsimit nuk qëndron vetëm në Tiranë, por në cdo institucion. Ishim të bindur që nëse kauza do të ngrihej në Tiranë do të kishte mbështetje edhe nga rrethet. Presim që përpos Elbasanit të kemi edhe mbështetje nga qytetet e tjera në ditët në vijim” tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulja: 09/12/2018 06:51

    Nuk kam degjuar asnje analist te flasi kaq qarte ndonjehere

    Përgjigju
  • Lond: 08/12/2018 15:11

    Mos shperdoro me emrin student, kush je ti mor cop hale qe do godisish policin, cfare do besh te marten do ti rruash trapin rames, ministrja del dhe thot ec e folim ky shurraq me ca te tjer jo thon,dhe plakut tat ti kerkosh keto kushte gjall ne bot se do ti plotsoj, po ata klyshet e pd dhe lsi per cfare ju fuhen, thjesht jeni ushtaret e Jales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë