VENEZUELE - Protestat e dhunshme pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Venezuelë shkaktuan shtatë njerëz të vdekur dhe 61 të tjerë u plagosën raportuan mediat vendase.

Protestat shpërthyen në Caracas dhe disa qytete të tjera të shtetit latin pas shpalljes zyrtare të Nicolas Maduro si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Lidëri i opozitës Henrique Capriles kundërshtoi rezultatet dhe kërkoi një rinumërim të votave.

Maduro ka fajësuar "Turmat fashiste" për dhunën, duke akuzuar opozitën se po organizon një grusht shteti. Ai gjithashtu tha se ai nuk do të lejojë opozitën për të shkuar përpara me një marshim proteste të planifikuar për të mërkurën nëpër rrugët e kryeqytetit venezuelian.

Capriles tha se kishte planifikuar vetëm një marshim paqësor për të kërkuar rinumërimin e plotë të votave.

Përveç kritikës ndaj opozitës, Presidenti i sapozgjedhur Maduro akuzoi SHBA-në se qëndron prapa këtyre trazirave.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit tha se pa rinumërimin e votave ajo nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të së dielës.

Maduro, i cili shërbeu si president i përkohshëm pas vdekjes së Chavezit nga kanceri më 5 mars, do të qeverisi Venezuelën deri në vitin 2019.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)