Ivzi Hoxha ishte një prej protestuesve të sotëm, që fitoi më shumë se të tjerët vëmendjen e mediave, që kundërshtoi projektin e ndërtimit të lagjes së re tek “5 maji”. Sipas Bashkisë së Tiranës, Ivzi Hoxha e ka ndërtimin pa leje, por megjithatë bashkia i ka ofruar atij kompensim të plotë në banesë, bashkë me gjithë dokumentacionin e plotë të pronësisë që e legjitimon atë si pronar të ligjshëm tashmë.

Po sipas informacionit të shpërndarë nga bashkia e Tiranës, Hoxha aktualisht është posedues i ndërtimit të klasifikuar si ndërtim pa leje, me sipërfaqe ndërtese banimi 505.0 (pesëqind e pesë) m2.

Sipas kontratës e cila është bërë gati nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pret vetëm firmën e Ivzi Hoxhës te njësia bashkiake, Hoxha do të përfitojë kompensim të plotë, pra po 505.0 m2, në pallatet e reja që do të ndërtohen aty të projektuara nga një prej arkitektëve më të mirë në botë sikurse është Boeri.

Sipas bashkisë Hoxha do i ketë banesat e reja që do të përfitojë në pallatet që do ndërtohen me certifikata pronësie çka e bëjnë atë pronar të ligjshëm dhe që mund t’i shesë apo t’i trashëgojë pronat që do marrë. Ndërkohë, gjer në marrjen e çelësave të banesave të reja, familja e tij do të marrë edhe bonus qiraje nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kontrata e publikuar nga bashkia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Protesta te ‘5 Maji’, bashkia: Atli Hoxha përfiton kompensim të plotë për metrat katror që ka, presim të vij të nënshkruajë kontratën

Mashtrimi i protestuesit te “5 maji”, Bashkia prej muajsh pret firmën e tij për të nënshkruar kontratën për kompensimin të plotë Personi që shihni në foto duke protestuar është Atli Hoxha, një prej banorëve në lagjen “5 maji” që preket nga ndërtimi i projektit të ri.

Sipas bashkisë së Tiranës, ai do të përfitojë kompensim të plotë për metrat katror që ka tashmë, por edhe ka firmosur që ka marrë njoftim dhe ka gati kontratën për ta firmosur. Aktualisht, Atli Hoxha posedon 372 m2 banesë si dhe 124 m2 truall. Ndërkaq, sipas bashkisë në bazë të kontratës së ofruar nga ana e Bashkisë së Tiranës, atij i është ofruar kompensim i plotë, pra 496 metra katror ndërtim të shoqëruar me dokumentacion të plotë.

Edhe xhaxhai i tij, Ivzi Hoxha, përfiton kompensim të plotë edhe pse ka një ndërtim pa leje. Sipas kontratës e cila është bërë gati nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pret vetëm firmën e Ivzi Hoxhës te njësia bashkiake, Hoxha do të përfitojë kompensim të plotë, pra po 505.0 m2,  në pallatet e reja.