Protesta të ashpra në Kinë! Mijëra myslimanë sfidojnë autoritetet kineze në mbrojtje të xhamisë, pas vendimit për prishjen e saj

Mijëra myslimanë kanë rrethuar një xhami në Kinën jugperëndimore në shenjë proteste ndaj qeverisë, e cila dha vendimin për prishjen e kupolës dhe minareve të saj.

Ndryshimi i dukshëm i një xhamie që i përket grupit etnik Hui në fshatin Najiaying të provincës Yunnan, vjen si rezultat i një fushate gjithëpërfshirëse të nisur nga udhëheqësi i Kinës Xi Jinping për të goditur fenë dhe lirinë e besimit te njerëzit.

Qeveria kineze po synon të pastrojë besimet fetare nga ndikimi i huaj dhe t'i harmonizojë ato më afër me kulturën tradicionale kineze dhe sundimin autoritar të Partisë Komuniste zyrtarisht ateiste.

Në vitet e fundit, autoritetet kanë sulmuar hapur institucionet fetare islame, duke shkatërruar kube dhe duke shembur minaret nga më shumë se një mijë xhami Hui në të gjithë vendin.

Tani, fushata e "sinicizimit", e cila është një proces në të cilin shoqëritë jo-kineze vijnë nën ndikimin e kulturës kineze, veçanërisht kulturës kineze Han dhe normave shoqërore. Fushat e ndikimit përfshijnë arsimin, gjuhën, ligjin, stilin e jetës, politikën, filozofinë, e në këtë rast fenë.

Ky sulm ndaj lirisë fetare është përballur me një reagim të ashpër nga banorët vendas, të cilët kanë dalë në protestë dhe janë përleshur me radhët e oficerëve të policisë, të cilët bllokuan hyrjen e xhamisë dhe shtynë turmën me mburoja dhe shkopinj.

Banorët përfshirë burra dhe gra, të moshuar dhe fëmijë ishin mbledhur rreth xhamisë, nga ku u përgjigjën të zemëruar, me disa shishe me ujë dhe tulla ndaj policisë.

Tensionet u përshkallëzuan rreth orës 13:00, me besimtarët që kërkonin të hynin në xhami për faljen e drekës. Ata thanë se panë oficerët e policisë duke goditur turmën me shkopinj, gjë që bëri që disa banorë të përplaseshin me policinë.

Përplasja prej disa orësh të shtunën dha një fitore të përkohshme për protestuesit, të cilët hynë në xhami ndërsa policia u tërhoq. Gjatë gjithë natës të së shtunës dhe të dielës, banorët ruanin me radhë xhaminë, nga frika se autoritetet do të ktheheshin për të prishur kupolën e saj të madhe të gjelbër dhe katër minaret, tha burimi.

Aktivistët Hui dhe grupet e të drejtave pretendojnë se autoritetet kanë shtuar përpjekjet vitet e fundit për të kufizuar praktikat fetare të muslimanëve Hui në të gjithë Kinën, duke përfshirë mbylljen e shkollave islame, klasat arabe dhe ndalimin e fëmijëve nga mësimi dhe praktikimi i Islamit.

Protestat në Kinë janë relativisht të rralla, por ato janë zhvilluar më shumë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 pasi që kufizimet e shumta në lëvizje shkaktuan shfaqje të zemërimit publik.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi