Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit në Suedi, arrestohen 10 persona

Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit në Suedi, arrestohen 10 persona

Të paktën 10 persona janë arrestuar nga policia suedeze pas një proteste të dhunshme prej një tjetër episodi të djegies së librit të shenjtë musliman Kuranit.

Trazirat shpërthyen pasi një aktivist irakian anti-islamik Salwan Momika i vuri zjarrin një kopje të librit të shenjtë islamik të dielën.

Disa automjeteve u dogjën teksa qindra persona ishin mbledhur për të protestuar gjestin ptovokues të irakienit, i cili e ka bërë edhe më parë këtë veprim. Veprimi i tij ka shkaktuar zemërim diplomatik në të gjithë Lindjen e Mesme, raporton BBC.

Një grup protestuesish u përpoqën të ndalnin djegien dhe kjo solli përplasje të dhunshme mes tyre dhe policisë që u goditën me gurë dhe objekte të tjera nga protestuesit.

Disa makina policie u dogjën më pas në Rosengard të Malmo, ku banon një komuniteti i gjerë emigrantësh. Oficerët thanë se ata u qëlluan me gurë, ndërsa disa protestues hodhën skuterat e tyre elektrikë ndaj automjeteve të policisë.

"Unë e kuptoj që një tubim publik si ky ngjall ‘emocione’ të forta, por ne nuk mund të tolerojmë trazira dhe dhunë si ato që pamë të dielën pasdite. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq të shohësh edhe një herë dhunë dhe vandalizëm në Rosengard" i tha mediave lokale komandanti i zonës së policisë Malmo, Petra Stenkula.

Skandinavia ka dëshmuar një sërë djegiesh të Kuranit këtë vit.

Në qershor, Momika i vuri zjarrin një kopjeje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit, teksa muslimanët festonin ditën e parë të Kurban Bajramit, e cila është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman. Ndërsa, në janar një politikan i djathtë danez Rasmus Paludan, dogji Kuranin jashtë ambasadës turke në Stockholm.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas