Protesta të hënën, zyrtari i PD:
Policia po përgjon organizatorët

Protesta të hënën, zyrtari i PD:<br />Policia po përgjon organizatorët
Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku shprehet se policia e shtetit ka filluar të përgjojë krerët e opozitës dhe organizatorët e protestës së të hënës.
 
Ai paralajmëron demokratët se gjatë telefonatave që do të bëjë do të përgjohen.
 
PD ditën e hënë nga ora 10:00 deri në 11:00 ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kombëtare, ndërsa në plan ka bllokimin e rrugëve.
 
Statusi i plotë i Kreshnik Çollakut
Burime te sigurta nga policia shtetit tregojne se kane filluar #pergjime te krereve te Opozites dhe Organizatoreve te Protestes.
 
Qr keta e kane ves kete pune kjo dihet...por edhe fundi tyre dihet gjithashtu.
 
Sidoqofte demokrate dhe opozitare duhet te dini se keto ore kur telefononi dike nuk jeni dy por tre...ndaj bejini te fala edhe pergjuesit ne turn !!!



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon