Protesta te kryeministria, turmat e
PD-së "përballohen" nga police femra

Protesta te kryeministria, turmat e<br />PD-së
TIRANE- “Korça” ka mbledhur dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestues nga e gjithë Shqipëria. Rendi u ruajt nga policet femra ndryshe nga policët që vendoste Berisha kur protestonte Edi Rama. Me një moment të paqëndrueshëm, Basha arriti që të paguante njerëz nga Korça për t’ju bashkuar protestës së organizuar.
Kryeministria u rrethua nga një kordon policesh femra. Ky ishte një ndryshim i madh nga siguria që ofroi qeveria e kaluar kur Partia Sociaslite njoftoi për protestë. Më 21 Janar 2011 ka pasur policë të cilët rrethuan gjithë kryeministrinë, ndërsa dje ka qenë rrethimi nga ana e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” vetëm me police femra me një distancë nga njera-tjetra rreth 2-3 metra. Kjo tregoi dhe mungesën e frikës nga kryeministri Edi Rama, megjithëse protesta pati një natyrë shumë paqësore. Policia kishte bllokuar edhe pjesën përballë Kullave Binjake ku edhe administratën e bizneseve që janë në ambinetet e Kullave i linin vetëm nga një anë të kalonin. Një pjesë tjetër e policisë ishte shpërndarë edhe nga ana e Piramidës.

Protesta
Rreth orës 14:02 Lulzim Basha, kreu i PD ka dalë nga selia blu së bashku me paraardhësin Sali Berisha. Të dy të egzaltuar nga duartrokitjet e turmës kanë ngritur gishtat dhe kanë përshëndetur mbështetësit e tyre. Vetëm pak sekonda pas tyre ka dalë edhe ish-kryetarja e Kuvednit Jozefina Topalli. Të shoqëruar nga turma ata kanë bërë rrugën nga ish-SHQUP deri tek podiumi që ishte ngritur përpara Kryeministrisë. Edhe pse me mot të keq u pa se nuk kishte devijime nga rruga për të cilën kishin ardhur. Për rreth një orë, njerëzit e ardhur si mbështetës, por edhe ata që ishin detyruar kanë qëndruar pa lëvizur deri në orën 15:00.

Aletatët
Ashtu edhe siç ishte bërë e ditur, dje është konfirmuar edhe njëherë që aleatët i kanë dhënë mbështetje atij tubimi paqësor që u bë përballë Kryeministrisë. Dje është parë të dilte nga selia blu, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i shoqëruar nga deputeti i Tiranës i zgjedhur nën logon e PR. Po ashtu është parë edhe deputeti i PDK Nard Ndoka, deputeti Dashamir Shehi i LZHK-së, por nuk janë evidentuar deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Ky i fundit për probleme personale ndodhet në Vjenë.

Incidentet
Incident jo të mëdha por që ishin momente që fiksohen në memorien njerëzore. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike teksa ecte për t’ju afruar podiumit është penguar duke e gjetur ekuilibrin me vështirësi. Lëkundjet e tij, bënë që mbështetësit të turreshin për ta mbajtur. Ndërsa tek fliste Lulzim Basha në podium kundër blerjes së votës, për të tërhequr turmën me tonalitet e të tij i ka ikur zëri. Por jo vetëm një herë, plot tre herë.
 
Fansat thërrasin Berishën
Militantë e Partisë Demokratike ende nuk janë mësuar me liderin e ri të kësaj force politike. Teksa Lulzim Basha ishte ngjitur në podium për të folur mbi blerjen e votës, turma bërtiste Sali Berisha. Mesa duket ata ende nuk janë mësuar dot me liderin e ri që udhëheq këtë forcë politike.
 
 
Protestonin për 2 mijëlekshin, me 2 mijë leksha
Thelbi i protestës së Partisë Demokratike ishte blerja e votës. Që ashtu siç u tha nga Partia Socialiste, 2 mijë lekshi i paguar ishin lekë që ata dhanë për studentët që vinin nga Tirana në Korçë për të paguar biletat. Po kështu edhe Partia Demokratike të gjithë mbështetësit me dëshirë apo edhe me zor i ka marrë duke paguar 2 mijë lekshin vajtje-ardhje. Të dyja veprimet e bëra si nga Partia Socialiste si fillim janë sinkronizuar me atë që PD bëri dje.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar