Protesta te Kuvendi, Wollfarth:
Tension, demokracia kërkon dialog

TIRANË - Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot dialog për zgjidhjen e situatës së krijuar me ish të përndjekurit politik.
Në një reagim të tij, ambasadori Wollfarth theksoi se çështjet e ngritura nga protesta e sotme, si dhe nga greva e urisë që po zhvillojnë disa ish të përndjekur politikë, janë çështje themelore për Shqipërinë.

“Demokracia kërkon dialog. Ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron një situatë tashmë të tensionuar. Prandaj, unë i nxis të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara" thekson Wollfarth.

Gjithashtu ambasadori i OSBE-së ka vlerësuar edhe protestën që zhvilluan sot, përpara Kuvendit të Shqipërisë, një grup ish të përndjekurish politikë duke e cilësuar atë si paqësore.

"E drejta për të zhvilluar protesta paqësore është thelbësore në qeverisjen demokratike. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë në manifestimin e sotëm, si protestuesit, ashtu edhe punonjësit e policisë - për sigurimin e një atmosfere konstruktive", theksoi më tej Wollfarth.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet