Vijon protesta te “Sheshi Uillson”, ndërsa nuk raportohen incidente, por i gjithë sheshi është i bllokuar.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj informoi se të dyja kahet e qarkullimit janë bllokuar në orën 5.

Ka shkuar në qetësi dhe pa incidente. Thirrje të policisë, ndaj organizatorëve dhe veçanërisht Gazment Bardhi. Policia e cilëson vepër të kundraligjshme, pasi është bllokuar rruga për qytetarët. Por Bardhi ka thënë se Policia ishte njoftuar dhe tubimi është kushtetues.

Prezent me PD edhe aleatët e saj, si kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu dhe ata të PL, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Policia ka ngritur dy kordonë. Protestuesit janë përhapur në të gjithë sheshin, por koha e keqe nuk i favorizon.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit