Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’, PD do bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale, do ketë pasoja! Do jetë dhe Berisha

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’, PD do bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale, do ketë pasoja! Do jetë dhe Berisha

Protesta e opozitës më 26 Nëntor

Pak orë para se opozita të zhvillojë protestën e lajmëruar të nisë në orën 17:00 në Tiranë në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile, policia paralajmëron sërish opozitën se është vepër penale bllokimi i rrugëve në Tiranë përbën vepër penale.

Paralajmërimi vjen pasi Opozita ka njoftuar se në kuadër të protestës do të bllokojë në Tiranë: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Në një njoftim zyrtar policia e shtetit njofton se nuk garanton protesta apo tubime që bllokojnë rrugët apo qarkullimin e lirë të mjeteve. Kjo është një vepër penale, për të cilën organizatorët do përballen me pasoja thuhet në njoftimin e policisë.

'Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës  i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni', paralajmëron policia.

Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit 2024 rifitoi lirinë pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë 'arrest shtëpi' në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv "Partizani" pasuar me ndërtimin e 19 kullave ku përfitues është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion. 

Një reagim ka ardhur edhe nga Partia Socialsite për protestën që do të zhvillojë sot opozita. Deputeti i PS Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve, ndërsa e ka krahasuar me makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes.

‘Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur’, thotë ai.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja! Kemi ndërmarrë masa të devijojmë qarkullimin në rrugë alternative

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën e tubimit dhe protestës, por nuk garanton ato protesta që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kjo pasi PD dhe opozita priten të bllokojnë disa akse në kryeqytet, Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Bllokimi i qarkullimit, vijon më tej policia është vepër penale dhe ata që ndërmarrin këto nisma do përballebn me pasojat e shkeljes së nenit. Së fundmi policia shton se ka ndërmarrë masa që në rast bllokimit të devijohet trafiku.

'Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:   

Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.         

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës  i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.', njofton policia.

Ora 08:58
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, orën 17:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve.

Deputeti thotë se protesta e opozitës është njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në një treg Krishltindjesh në Gjermani. 

‘Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!

Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet’, thotë ai.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën