Veliaj: Basha u nis për Merkelin, por takoi një prift në Gjermani, po përgatiten për të shkatërruar

Sot opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare kundër qeverisë, por kryebashkiaku Erion Veliaj nga Zall Herri ku vijoi takimet për fushatën ironizoi Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani.

"Ata janë duke u përgatitur si do të shkojmë të shkatërrojmë Tiranën. Por e kujt është Tirana? E hasmit? Këto janë gjëra që bëhen me taksat e popullit, që në kohën e Italisë.  'Kur je në shtëpi prej xhami mos gjuaj me gurë'. Jemi në një situatë delikate. Janë vëllezërit tanë, nuk janë armiqtë tanë. Mjaftojnë që të shohin.

Basha tha do të shkojë në Gjermani do ta takoj Merkelin, do të vijë mbështetja e jashtëzakonshme, as Merkelin nuk e takoi as mbështetje nuk mori, takoi një prift, por ne kishim në Tiranë, pse u lodh atje?! Ta kishim çuar të ishte falur këtu.

Gjermania ka dalë në krah të Edi Ramës dhe me shkuar një javë para proteste dhe me takuar një prift dhe me thënë mora uratën me shkatërruar Tiranën, kjo është thyer inteligjencën. Ke lënë rrugë të hapura nga Durrës-Kukës, 21 Janari dhe deri te shitja e detit. Do të kalojë protesta sot, do të bëhen akoma më pak.

Në 2015 kam qenë me Presidentin këtu, atëherë përfaqësonte forcën tjetër të koalicionit. Ata kishin premtuar rrugët, pavarësisht se ikën nga koalicioni burri që është burrë e mban fjalën, rruga e Çekrezës dhe Kasallës është bërë. Ne nuk pyesim me kë e kemi koalicionin dhe marrëveshjen, edhe nëse një forcë e majtë shkon te prehri i Saliut, apo çamët te Dulja, PS-ja e mban fjalën" tha ai.

Në fund Veliaj kishte një mesazh edhe për demokratët që marrin pjesë në protestat e opozitës. "Shkoni dhe flisni me një demokrat dhe sot pas dhunës, e pyesni sa pemë këpute dhe ndërtesa shkatërrove dhe ta pyesni a ndiheni mirë? Nëse skuqen u thoni ka gjithmonë një moment për të refuzuar një kulturë të verbër që e ndjek pas tjetrin si me qenë dele.

Këta punëtorë nuk meritojnë të jenë pushim, pasi duhet të jenë në gatishmëri për të pastruar, apo policët e zjarrfikësit. Jemi në mbështetje të policisë pasi nuk ndodh në asnjë vend që një bandë të sulmojë policinë. Voltana Ademi nuk do të kishte zgjatur një minutë thotë do të sulmoj me molotov. Pyetja që kam për demokratët është; e shkatërrove Tiranën, ku do të shkosh, pasi Luli do të shkojë në Holandë? Bujar Nishani i bëri fëmijët austriakë.

Nëse demokratët kanë të gjitha vila në Holandë dhe fëmijë i kanë bërë si Jari austriakë, bujrum dhe keni të drejtë. Saliu na çmendi, i rri Shqipërisë si mallkim, nuk e shoh dot me sy. Në 1997 na futi në gjakderdhje, vijoi me Gërdecin, pastaj vrau njerëz në rrugë, këtu policia mirë se nuk po të jep edhe lule. Por cdo gjë ka një limit, i referohem datës 30 kur i themi mirupafshim plakut Mere, Lulit dhe Jarit" tha ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enver: 08/06/2019 15:24

    Shum bukur arritim me ne fund qe te kemi votime dhe jo zgjedhje, nuk kemi nevoj per shum alternativa por vetem nje te duhurin . Bravo Shqiperia me Lali Eri dhe Edi Ramen

    Përgjigju
  • Tironci: 08/06/2019 14:46

    BRAVO Z VELIJA DUAM TE SHOHIM TY KRYEMINISTER =

    Përgjigju
  • Billi: 08/06/2019 13:13

    O hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë