Veliaj: Prishim monopolin e privatit, ndërtojmë një treg agro- ushqimor më të lirë

Fermerët e fshatrave të Tiranës nuk do të kenë më arsye që të paguajnë tarifa të larta për të shitur produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale në tregun monopol të shumicës që ekziston në kryeqytet. Nga Zall-Herri, ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, njëherësh edhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, përsëriti se në 4 vitet e ardhshme ky monopol do të prishet dhe kryeqyteti do të ketë një treg të ri shumice agro-ushqimor që do të shërbejë edhe si pikë grumbullimi.

“Fshati ka nevojë edhe për disa pika shitje. Kam qenë shumë i shqetësuar sepse kemi vetëm një pikë shumice në Kashar, që e ka një privat. Nuk duam t’ia heqim lopën tjetrit, le të hanë të gjithë. Çështja është se nuk mund të jemi peng i lopës së tjetrit, që do të thotë, nëse e ka vetëm një njeri atë monopol, ai monopol do të prishet. Pra, ata të vazhdojnë punën e tyre, por Bashkia do të hapë një qendër të vet shumice agro-ushqimore, që fshati të ketë mundësi të shesë, qytetarët të kenë mundësi të blejnë më lirë. Vjen domatja e zezë apo një frut nga fshatrat e Tiranës, shkon e falet te tregu monopol, i shtohet dyfish çmimi, sikur çfarë iu kanë bërë, vetëm se ka hyrë te ai vendi i shenjtë, dhe na shitet sikur ka ardhur nga Tokio. Kjo s’ka sens. E kanë marrë si e kanë marrë kontratën nga Saliu, nuk i hyj fare asaj, por di të them që ne, siç kemi treguar se shumë punë dimë t’i bëjmë më mirë se privati, jam i bindur që do ta bëjmë tregun e ri agro- ushqimor më mirë, më lirë dhe më cilësor se sa privati”, tha Veliaj. Ai gjithashtu bëri të ditur se tregu do të ngrihet në një zonë mes Farkës dhe Dajtit në mënyrë që të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga fermerët dhe banorët e fshatrave të Tiranës. “Jemi duke caktuar një zonë, që është kufiri i Farkës me Dajtin dhe do të sigurohemi që në fakt që tregu ti japi prioritet katunarëve tanë dhe pastaj atyre që vijnë nga rrethet e tjera. Por prioritet janë fshatarët tanë”, shtoi Veliaj.

Kujtojmë që nga investigimi i Shqiptarja.com dhe Report TV rezultoi se tregu agro-ushqimor në Kashar, në pronësi 100% të shoqërisë EKMA Albani, kryente abuzime të mëdha me tregtarët. Çmimet që duhet t’i pagunin tregtarët pronarit të tregut ishin më të lartat në rajon, kushtet kontraktore ishin skllavëruese dhe rezultati ishte që tregtarët detyroheshin  të transferonin këto kosto jashtëzakonisht të mëdha mbi çmimet përfundimtare të produkteve agro-ushqimore të tregut të pakicës, ndërkohë që pronarët e Tregut Agro-Ushqimor siguronin  fitime me vlerë miliona euro. Vetëm në vitin 2017 norma e fitimit rekord e Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës ka qenë 76%: pra për çdo 100 lekë të arkëtuara, 76 lekë janë fitim i pastër për pronarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë