Protesta/ Zv/kryeministri i ri: Boll me dhunë e rrena, universitetet të njoftojnë që ka nisur mësimi

Protesta/ Zv/kryeministri i ri: Boll me dhunë e rrena, universitetet të njoftojnë që ka nisur mësimi

Zv/kryeministri i ri Erjon Braçe

Zv/kryeministri i ri Erjon Braçe ka kërkuar nga të gjithë universitetet që të njoftojnë se ka rinisur procesi mësimor, pasi sipas tij, prindërit i kanë fëmijët në shtëpi, pasi i dinë shkollat mbyllur. Ai thotë se 8 kërkesat janë plotësuar e po plotësohen sipas afateve të vendosura.

“Boll me dhune e rrena! 8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura! Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera!

I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim! Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi! Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete! Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete! Bëni detyrën. Hapni shkollat”thotë Braçe.

Ditën e sotme një grup i vogël studentësh të universiteteve të Tiranës vijuan protestën. Ata vijojnë të bojkotojnë mësimin edhe pse pjesa tjeter e studentëve u janë rikthyer auditorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 10/01/2019 02:21

    Dergoje me lop pse hallin tend ka Braqja do Lexoje sa komente shkrujn mileti

    Përgjigju
    • Lopa Muuu: 10/01/2019 10:42

      Eshte Bracja e jo Braqja se sluptojmir ne tjeret o shteti

  • Ida: 09/01/2019 21:13

    Pedagoget jane ne krye te detyres mgjse diskriminohen nga politika.

    Përgjigju
  • Eri: 09/01/2019 19:31

    Zoti Braçe cika ime shkoj ne fakultet ,ka dy dite qe nuk bo mesim se i pengojne disa student militant qe mos hyjne ne fakultet,jane edhe pedagoget qe nuk shkojne ne leksione,me trego a ta le ne shtepi apo te shkoje ne fakultet,me sqaro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior