Protesta/ Zv.ministri i Arsimit, Shpat Kolgega në Report Tv: Studentët nuk u informuan, tarifat i vendosin universitetet

TIRANË-  Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega i ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi protestën e studentëve të universiteteve para godinës së Ministrisë së Arsimit. 

Në fjalën e tij në studio zv.ministri u shpreh se protesta mund të ishte shmangur nëse tarifa do të diskutohej në senatet dhe bordet e administrimit, në të cilat edhe studentët janë pjesë.

Mungesa e informacionit i bëri që të dilnin në protestë. Studentët kanë akses që të shohin planin buxhetor, kanë akses të marrin pjesë në mbledhjet e bordit të administrimit. Dhe ky është një lajm shumë i mirë se studentët do të shohin nga afër se si do të shpenzohen paratë e tyre.

Shpat Kolgega, zv.ministër i Arsimit

Më tej, Kolgega sa i përket kushteve në konvikte u shpreh se së shpejti në qytet Studenti do të bëhet një investim prej 18 milionë eurosh. 

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë do të thotë që qeveria anulon VKM?

Ministria ka qënë shumë e vëmendshme ndaj kërkesave të studentëve. Dje pati një mbledhje me gjithë rekordet e universiteteve të Shqipërisë. Kemi pasur një vendim që pika 4 të hiqet dhe do të ndodhë ndryshimi i VKM-së. Në momentin që flasin kjo VKM nuk është në fuqi.

Si është marrë ky vendim?

Kostot janë shumëherë më të larta nga atë që paguajnë realisht. Universitetet kanë rolin kryesor në gjithë këtë histori dhe kanë detyrimin që të vendosin tarifat, ne vendosim vetëm tavanin dhe dyshemenë. Mesatarja është diku rreth 40 mijë lekë. Do të jemi në dialog për të parë se si mund t’i ndihmojmë universitetet. Do të risim komunikimin dhe prezencën tonë. Ministria do të bëjë detyrën duke monitoruar se ky shkojnë fondet që i caktohen secilit universitet.

A do të përmirësohen kushtet e konvikteve?

Konviktet janë rikonstruktuar në zonën e 21-it, ndërsa në qytet Student do të miratohet një fond prej 18 mln eurosh shumë shpejt. Standardi do të jetë rajonal pra investimet për konviktet janë reale. Nuk po them që kjo mjafton por është diçka. Ata që jetojnë në qytet Studenti do të shohin shumë shpejt ndryshime. Buxheti është në rritje dhe rritja mbi 8% është shumë domethënëse.

Protesta mund të ishte shmangur nëse do të diskutohej në senatet dhe bordet e administrimit. Por mungesa e informacionit i bëri që të dilnin në protestë. Ata kanë akses që të shohin planin buxhetor, kanë akses të marrin pjesë në mbledhjet e bordit të administrimit. Ky është një lajm shumë i mirë se studentët do të shohin nga afër se si do të shpenzohen paratë e tyre.

A pati ngjyrim politik politik protesta?

Patjetër që mori. Palët kanë qënë të interesuara që t’i hedhin benzinë zjarrit. Por gjithsesi nuk u fokusua tek kjo.

Qëndrimet sa i përket kësaj kategorie, disa ngelësa? Sa është numri i personave që prekeshin nga kjo VKM?

Unë nuk do të doja që t’i etiketoja, pasi të gjithë kemi qënë studentë. Mendoj që nuk do të prekej pjesa më e madhe e studentëve nga kjo VKM. Dihet që një apo më shumë vite kanë kosto shtesë në universitet. Nëse ata shtyjnë vitet kemi më pak kuota për të tjerët.

A janë auditorët bosh për shkak të kushteve ekonomike?

Ka probleme nga më të ndryshmet. Ka vështirësitë e veta nga të gjitha anët. Jeta e studentit nuk jetë përrallash.

Si do t’i qetësoni, ata kërkojnë një letër me shkrim?

Ne i kemi kthyer një përgjigje publike dhe është thirrur një përfaqësi e tyre për të dialoguar. Do të kenë edhe heqjen e VKM-së dhe pastaj ata kanë gjithë të drejtën e tyre që të protestojnë. Tashmë është kthyer edhe në trend që të marrësh pjesë në protestë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë