Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.
Komentet Balla i bëri pas mbledhjes së Grupit të PS, nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se Qeveria është e hapur për dialog me këdo, përveç Sali Berishës dhe PD-së, të cilët sipas tij janë kthyer në një seksion dhune.
Sipas Ballës, militantët e PD-së dhunuan dje ‘pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit’.
Duke i cilësuar protestuesit e dhunshëm si huliganë, dhunues dhe një pjesë të tyre hajdut, Balla tha se nuk do të ketë dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.,
“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi. Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar.
Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë.
Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka.
Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi. Në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Unë s’jam orakull të parashikoj vendimmarrjet e vendeve të tjera. Ajo që po them është se kishte një protestë për 3 vite. Dhe gjithçka u konkretizua me votë. Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla.
Lajmi kryesor:
Paketa kundër dhunës në protesta/ PS mbledh Grupin Parlamentar, Balla: Ndryshimet në ligjin për tubimet do hyjnë në fuqi menjëherë me akt normativ, s'ka dialog me seksionin e dhunës të PD (VIDEO)








