Kryetari i PD, Lulzim Basha pas fjalës në çadër ku paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile në të gjithë vendin ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Rreth orës 11:10 minuta lideri demokrat është ngjitur në zyrën e ish-kryeministrit, ashtu sikur bëri edhe mbrëmë pas takimit me negociatorët nga PPE.
 
Paraditja e sotme ka qenë e mbushur me disa takime intensive nga ambasadorët e SHBA dhe BE, te Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta.
 
SHBA-BE dhe qeveria po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, por Basha kërkon me cdo kusht qeveri teknike. 



dy.b/shqiptarja.com