4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në arrest shtëpie nga Gjykata penale e Tiranës.
Për 16 të tjerë, u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” kurse 2 protestuesve u është ndaluar dalja jashtë shtetit.
Për të 22 protestuesit, gjykata i vlerësoi arrestimet të ligjshme.
Në arrest shtëpie do të qëndrojnë Valentin Lamçe, Dritan Zhilla, Mariglen Selini, Lorenc Bezati. Ndërsa i ndalohet dalja jashte vendit Xhuljan Minges dhe Klesti Fetiut.
Seancat u zhvilluan të ndara nga gjyqtarët Altin Abdiu dhe Sonjela Voskopi.
Protesta e së shtunës u karakterizua nga veprime dhune e sulme molotovësh drejt Ministrisë së Mjedisit e Teatrit të Kukullave. Sulmet u organizuan nga eksponentë të Partisë Demokratike që udhëzuan protestuesit për të hedhur gurë e lëndë të tjera piroteknike.
Përplasjet më të forta u regjistruan në sheshin ‘Skënderbej’, e më pas nisi marshimi gjatë të cilit u dogj një kioskë, u sulmua një bankë e nivelit të dytë dhe biznese.









Komente
Komento