Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi të enjten se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën "ndarjet në shoqëri" të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen.
Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si "agjentë të ndikimit të huaj", nxiti protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia.
Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishtë zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit.
Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.
Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.
Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
Ish-futbollisti u emërua President, thellohet kriza në Gjeorgji
14 Dhjetor, 17:11
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor, 22:48
-
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
3 Dhjetor, 15:27
-
VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë
2 Dhjetor, 21:03
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
VIDEOLAJM/ Kreu i Komisionit Zgjedhor në Gjeorgji lyhet me bojë të zezë nga zyrtari opozitar
17 Nëntor, 07:34
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor, 20:04
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor, 17:11