Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve, institucioneve dhe pronës publike e private do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin. Hita u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa efektivëve u kërkoi profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, por pa u tërhequr përballë dhunës.
"Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni.
Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen", thotë Hita.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Hita: Jo nga studentë, por të rekrutuar të dhunshëm! Lumë gurësh ndaj policisë, vepruam në mënyrë proporcionale! 71 efektivë të lënduar









