FRANCË- Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet morën vendimin për të mbyllur Kullën Eiffel, që është edhe simbol i Parisit.
Një vendim i tillë u mor pas paralajmërimeve të demonstruesve radikalë se “do e shkatërronin kullën” në shenjë protestave kundër qeverisë së Macron.
Vendi ka hyrë në ditën e 10-të të demonstratave mbarëkombëtare. Protestat gjithëpërfshirëse kanë paralizuar shërbimet kryesore në të gjithë vendin në javët e fundit lidhur me propozimin e Macron për të rritur moshën e pensionit për shumicën e punëtorëve nga 62 në 64 vjeç, një veprim që ka shqetësuar ligjvënësit e opozitës dhe sindikatat.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Franca hyn në ditën e 10-të të protestave, dhunë dhe flakë në rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve
B.K./Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)