Qeveria do tu vijë në ndihmë të gjithë bizneseve të vogla që janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve nga protestat e dhunshme. Kryeministri Edi Rama njofton se 10 grupe verifikimi nga tatimet do të dalin në terren për të bërë bilancin e dëmeve të bizneseve.
“Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës”, tha Rama.
Kryeministri pa nga afër dëmet në një biznes të vogël i cili është dëmtuar nga protestat, si dhe i janë vjedhur produktet që tregtonte dhe lekët në arkë. Rama njoftoi të gjithë bizneset e dëmtuara që përmes një “dritareje” të re të krijuar në e-Albania “DËMI IM”, subjektet mund të regjistrohen dhe të deklarojnë dëmin që iu është bërë.
“Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, tha Rama.
Por, përballë valës së protestave të dhunshme dhe thirrjes së opozitës për dorëheqjen, kryeministri Edi Rama e bën të qartë se nuk e ka në plan të tërhiqet. Shefi i qeverisë garanton se zëri i studentëve do të dëgjohet, por përgjegjësia e tij në këto orë të vështira është që të mos lejojë askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit. E prandaj,
"Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian", tha Rama.
Ai thekson se duhet të vijojë përpara me mandatin e shumicës qeverisëse, që sipas tij do të garantojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Ndërsa opozitës, së cilën e akuzon se fshihet pas akteve të dhunës, i bën të qartë se dhuna nuk mund të shërbejë si mjet për të marrë pushtetin.
Kliko KËTU për aplikimet tek "Dëmi im" në e-Albania
Kryeministri Edi Rama duket se e kishte një mesazh për opozitën, duke ua bërë të qartë se dhuna nuk mund të shërbejë si mjet për të marrë pushtetin. Rama e cilësoi opozitën si “politikë të falimentuar”, duke e akuzuar se po nxit aktet e dhunshme gjatë protestave për qëllime politike.
"Do të bëjmë të drejtën e kujtdo për të ecur i sigurt në rrugët tona, pa asnjë diskutim dhe nuk do të lejojmë që politika e falimentuar me maskat e saj të rrugës apo me klounët e saj të mbrëmjes t'i rrëmbejë këto liri përmes dhunës dhe nxitjes së dhunës. Një student që mban një pankartë ushtron një të drejtë demokratike, një maskë që thyen dhe grabit një biznes, kryen një krim dhe ne dimë ta bëjmë dallimin. Shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe ne do të veprojmë së bashku në përputhje me këtë dallim.
Ata që shkatërruan pronën e kujtdo qorrazi, rrugëve, pronën e secilit dhe pronën e përbashkët do të mbajnë përgjegjësi. Ata që shkaktuan shkatërrimet do të përballen përditë me ligjin, ndërsa ata që i pësuan do të marrin të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me zemër, jo vetëm me dorën e shtrirë, por edhe mbështetjen në formën e shlyerjes së dëmit. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë lidhje me dhunën dhe me këto pamje dhune. Thyerja e xhamave nuk është votë, djegia e ndërtesave nuk është projekt politik dhe mbi të gjitha dhuna as nuk ka mandat, as nuk jep mandat. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe mbi të gjitha Shqipërinë, mua, ju nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa", tha Rama.
Pas valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën prej 4 ditësh, opozita i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit është i qartë se nuk tërhiqet. Gjatë inspektimit të një biznesit të dëmtuar, Rama tha se përgjegjësia e tij në këto momente është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë përpara me mandatin e shumicës qeverisëse, që sipas tij synon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.
Kryeministri tha se respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por theksoi se nuk do të lejojë që e ardhmja e vendit të rrezikohet për përfitime politike apo nga ato që i cilësoi si ndërhyrje të huaja.
"Ne i respektojmë studentët, unë e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur me shpejt përpara. Zëri i tyre, zëri i të rinjve dhe i çdo qytetari që sot ka nevojë të protestojë duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme, por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë. As për përfitime politike të atyre duarve të paudha që janë rikthyer me tërbimin e djegies e shkatërrimit, as për qëllime të mbrapshta të duarve huaja që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër.
Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetëm. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët.
Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliard në thuajse 30 miliard euro. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja, e kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as imagjinohej deri disa vite më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që se ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës.
Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur vijimësisht në nivele historike. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë unë do të vazhdoj bashkë me ju ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj. Do të mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar për t'u arsimuar. Do të mbrojmë të drejtën e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me punë të ndershme", tha Rama.
-
Dili shtetit per zot o zoti kryeminister , mbeshtete polizine jo pezullime koti se po ti vene zjarin shtetit.
Përgjigju -
O pus o pis a ca je ti ..prap do vjedh ky ..po rimbursim do japesh ti nga taksat e popullit mor qyq , ato jane biznese private ,duhet te paguhen nga siguracionet qe kane ne dore oligarket e tu ,ti ke detyre te vesh legjislature qe ti detyrosh te paguajen sic marin dhe parate cdo muaj
Përgjigju -
Demshperblejeni nga parate qe i keni vjedhur popullit or teeeejjjjj
Përgjigju -
Edi përse si dëgjon bashkëpuntorët e tu me te afert kur të këshillojnë? Përse kjo kokëfortësi? Këta bashkëpunëtor kanë punuar për vite me ty...për fitoret e tua, për arritjet e tua. Sot ti i shpërfill, i injoron, i perbuz dhe me keq i burgos! Është drejtësi jo edrejtë qepo te con ne humnere ish miku im! Dëgjo thirjen e shqiptarëve! Jepi Zgjidhje politike!
Përgjigju -
zhduku nga syt o i poshter, mos bej lojra duke fajsuar opoziten jeni bashke keni frik deri ne palce te dy, e mori pergjigjen opozita dje ma balliun ne lane,, zhdukuni te korruptuar duam zgjidhje me te rinj,, mjaft me politik e vjeter dhe e lidhur me bandat
Përgjigju -
Zoti rama mos na happ barkun me grupin e tatimeve sepse do bejne bixhoz me ta,do fitojne 10 vete dhe 2 ata,Zorti Rama shif rjeten merimang qe ke ngrit ke Tatimet Tirane i shtove dhe emerimin e Dishnices Forcove gjith ate rrjet qe ke aty.kaloj ne veting gjith shefat dhe drejtorat qe ke aty.Kjo eshte ajo qe revolton popullin.mos me bej teori .jam i majte.Largohu ti dhe Berisha me maloket e tij . Jep doreheqjen ,Bej lista te hapura,shpall zgjedhjet, vendos tavan ne ndertime ,por ja shite vendin gjith te huajve dhe shkuan cmimet ne stratosfer.cfuqezo vendimin e blerjeve nga te huajt.Ne qofte se jan ngritur te rinjt jane ngritur sepse drejtoret e tu jane pa merite dhe jane be bosa,bejne fushat neper rethe dhe i sillni nga rrethet i emeroni ne dikastere.Ka cuna tironedembabaden qe jane neper privat sepse nuk u hapet porta as perr te kerkuar te drejtat e tyre,ndrysho administrate ,ca jane 45 e lart veri te punojne neper privat po ua mbajti menderja
Përgjigju-
Rroftë Edi Rama që e nxori Shqipërinë nga errësira në dritë
-
-
Dole ti vella si kukudhi ne mengjes, se diten ka pak trafik e nuk del dot
Përgjigju








Komente
Komento