
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës – me shumicë serbe – kanë mbështetjen e plotë të ekzekutivit.
Sipas Kurtit, ata ‘janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve’.
“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”.
Sa u përket përleshjeve të së hënës në Zveçan, mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë – të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale - Kurti ka thënë se “nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”.
“Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç”.
Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke komunikuar me partnerët ndërkombëtarë, dhe se të gjitha palët e synojnë qetësimin e situatës.
Përveç Zveçanit, protesta janë mbajtur edhe në Leposaviç dhe Zubin Potok.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.3%
-
Keq
34.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Trump po bën gjërat e duhura për aleancën
12 Janar, 15:18
-
'Marrja me forcë e Groenlandës do të sillte fundin e NATOs'! Komisioneri Europian ngre alarmin për pasojat e konfliktit me SHBA-të
12 Janar, 14:14
-
BE nis heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, çfarë e pret tani vendin?
12 Janar, 13:55
-
'Po investojmë dhe po përshpejtojmë punën tonë në ishullin artik', Von der Leyen: Groenlandën dhe Ukrainën i kemi prioritetet
12 Janar, 10:58
-
CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
11 Janar, 19:21
-
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në Kosovë
11 Janar, 17:34
-
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit, rritje në shifra, ulje në jetën reale
11 Janar, 16:27
-
Trump paralajmëron Kubën: Ju duhet të bëni një marrëveshje me ne para se të jetë vonë! S'ka më para dhe naftë nga Venezuela
11 Janar, 15:56
-
538 të vrarë nga protestat në Iran dhe 10 mijë të arrestuar, Trump: Gati të ndërhyjmë! Shteti islamik përgjigjet: Do sulmojmë SHBA dhe Izraelin
11 Janar, 15:06
-
Shtatë ditët e para të Delcy Rodríguez si presidente e Venezuelës: Marrëveshja, debatet e brendshme dhe kërkesat e Trumpit
11 Janar, 11:30
-
‘Jemi mirë, unë jam luftëtar’, Maduro i dërgoi mesazh nga burgu në SHBA, i biri zbardh detaje: Nuk duhet të jemi të trishtuar, por të bashkuar
11 Janar, 08:50
-
“Ndihma po vjen”, senatori republikan mesazh protestuesve në Iran: Makthi juaj po mbaron, trimëria që keni treguar është vënë re nga Trump
10 Janar, 22:36