Protestat e përgjakshme në Iran, Biden bën thirrje për ndaljen e dhunës: Qëndrojmë me gratë e guximshme të Teheranit
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje liderëve në Iran që të ndalin dhunën kundër qytetarëve të tyre. Gratë "duhet të jenë në gjendje të veshin në emër të Zotit atë që duan të veshin", tha ai gjatë një fjalimi në Kolegjin e Komunitetit Irvine Valley në Kaliforni, më 14 tetor.
Biden tha se ishte "i shtangur" nga protestat masive në Iran, të cilat shpërthyen muajin e kaluar, pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim, e cila ishte ndaluar nga policia e moralit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha Biden.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përshëndeti guximin e protestuesve anti-qeveritar në Iran, teksa u takua më 14 tetor në Uashington me aktivistë me origjinë iraniane.
Protestat në mbështetje të të drejtave të grave në Iran janë përhapur në disa vende të botës. Stamboll, shtator 2022. Mahsa Amini ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit, apo të shamisë së kokës. Ajo ka vdekur në spital tri ditë më vonë. Familjarë të saj dhe iranianë të tjerë thonë se Amini ka humbur jetën si pasojë e rrahjes nga policia. Policia mohon se e ka keqtrajtuar dhe thotë se ajo ka pësuar sulm në zemër.
Protestat në Iran janë duke vazhduar, përkundër shtypjeve vdekjeprurëse nga policia. Me Kodin islamik në Iran, gratë duhet të veshin hixhab dhe rroba të gjera që ua fshehin figurën. Gratë iraniane nuk mund të udhëtojnë pa shoqërues meshkuj e as të bëjnë cilëndo punë./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.6%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1928
Lajme të tjera
-
SHBA investon 690 milionë dollarë në programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën
30 Mars, 07:26
-
Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen
29 Mars, 18:59
-
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael
29 Mars, 16:35
-
U arrestua në Mal të Zi, SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë ekstradimin e 'mbretit' korean të kriptovalutave
29 Mars, 15:49
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'
29 Mars, 08:51
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Ish-zëvendës presidenti i SHBA duhet të dëshmojë para jurisë së madhe për veprimet e tij kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin
28 Mars, 21:13
-
Artisti i huaj promovon çiftelinë: Ky instrument mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën
28 Mars, 19:26
-
Zjarr masiv në qendrën e emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë! Vdesin 39 persona, plagosen 29 të tjerë
28 Mars, 16:41
-
Kina mbështet bisedimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit
28 Mars, 10:06