Çmimet e Bitcoin kanë rënë me më shumë se 10% ditët e fundit, pas protestave të përgjakshme që kanë përfshirë Kazakistanin, një nga qendrat kryesore në botë për minierat e kriptomonedhave.
Mbikëqyrësi i sigurisë kibernetike Netblocks tha se ndërprerja e internetit në Kazakistan vazhdoi në një shkallë mbarëkombëtare prej mëngjesit të së premtes, dhe megjithëse u tha se arsyeja ishte të pengohej komunikimi mes protestuesve, pasoja janë përhapur në shumë nivele.
Kazakistani është lojtari më i fuqishëm në botën e bitcoin. Kjo pasi “mbreti” i kriptomonedhave, Kina, vitin e kaluar largoi minatorët e kriptomonedhave për shkak se konsumonin shumë energji.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë , emetimet e Kazakistanit për njësi të energjisë janë më të larta se ato të Kinës. Agjencia vlerëson se qymyri i Kinës emetonte rreth 1,000 g CO 2 në kilovat orë, ndërsa ai i Kazakistanit emeton afër 1,500 g.
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera krijohen nga kompjuterë me fuqi të lartë, zakonisht në qendrat e të dhënave në pjesë të ndryshme të botës që konkurrojnë për të zgjidhur enigmat komplekse matematikore në një proces shumë intensiv të energjisë. Sa më shumë minatorë në rrjet, aq më e madhe është sasia e fuqisë së kompjuterit që nevojitet për të nxjerrë bitcoin të ri.
Bitcoini nga data 4-6 janar

J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 1568
Lajme të tjera
-
Bora mbulon Kinën veriore! Bllokohen rrugët, mbyllen shkollat dhe pezullohet shërbimi i trenit
11 Dhjetor, 15:03
-
Çfarë e shtyu Italinë të tërhiqet nga nisma 'Belt and Road' e Kinës në G7?
10 Dhjetor, 10:35
-
Xi Jinping takohet me liderët e BE: Të forcojmë bashkëpunimin
7 Dhjetor, 09:16
-
Kina thotë se avionët e saj ndoqën një avion amerikan mbi Ngushticën e Tajvanit
6 Dhjetor, 11:35
-
Samiti Kinë-BE, Pekini: Do të diskutohen çështje strategjike dhe ekonomike globale me interes të përbashkët
4 Dhjetor, 09:31
-
Kompania Meta shkatërron rrjetin e mijëra llogarive të rreme në Kinë
1 Dhjetor, 10:10
-
Kina zhvillon stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Mianmar
28 Nëntor, 14:36
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë
27 Nëntor, 10:50
-
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut pajtohen për forcimin e marrëdhënieve tripalëshe
26 Nëntor, 14:10
-
Kina dhe Japonia zotohen të përmirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve
25 Nëntor, 17:39
-
Sfidat globale në qendër të vizitës së kryediplomates franceze në Kinë
24 Nëntor, 18:33