Thaçi është ndalur edhe mbi debatin e ngritur nga opozita pas marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me Beogradin mbi përfaqësimin rajonal të Kosovës. “Nuk do ta mbajë Kosovën të izoluar për teka të atyre njerëzve që shikojnë në të kalurën dhe jo në të ardhmën, sepse të gjitha marrëveshjet që deri tashti i kemi bërë me SHBA-në dhe me BE-në kanë rezultuar të suksesshme”, ka thënë ai.
Më pas ai akuzoi direkt partitë rivale, LDK dhe AAK. “Edhe Rugova sot po të ishte gjallë do të qeshte me partinë e tij, duke i thënë jo Amerikës, jo BE-së. Por, edhe Haradinaj të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”, deklaroi Thaçi. (im/shqiptarja.com)
