POGRADEC - Lidhja e hoxhallarëve shqiptarë ka dënuar filmin e konsideruar anti-islam, por ka dënuar gjithashtu edhe sulmet e protestat nëpër botë, e në veçanti vrasjen e 4 punonjësve të ambasadës së SHBA në Libi. Përmes një simpoziumi me temë “Muhamedi, e vërteta mbi lajmin e fundit“, të organizuar në pallatin e kulturës ”Lazgush Poradeci” në qytetin e Liqenit, u theksua se myslimanët nuk duhet të bien pre e këtyre kurtheve, por të tregohen të matur.
“Këto protesta kanë patur prapavija politike që janë shfrytëzuar nga faktorë të caktuar”, deklaruan folësit në këtë simpozium.
Në këtë simpozium ka marrë pjesë edhe hoxha i Shkupit, Bekir Halimi. “Që nga viti 2005 po provokohemi me figurën e profetit tonë Muhamed, por reagimi ynë duhet të jetë i qetë e paqësor” tha ai. Halimi kërkoi gjithashtu organizimin e simpoziumeve të tilla edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë shumë besimtarë dhe hoxhallarë nga të gjitha rrethet.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com