Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars.
Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.
Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.
Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist.
Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) – subjekti kryesor opozitar – e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./REL
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!
22 Mars, 22:57
-
Turqi/ Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dërgohet në gjykatë! Opozita ende në rrugë kundër Erdogan
22 Mars, 20:50
-
Të shtëna drejt Ambasadës së Irakut në kryeqytetin turk, vijojnë protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit
21 Mars, 23:01
-
Turqi/ S'ndalen protestat, 300 mijë njerëz në shesh kundër arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu, përleshen me policinë! Erdogan: S'i dorëzohemi terrorit të rrugës (VIDEO)
21 Mars, 20:41
-
Qeveria turke paralajmëron opozitën të mos bëjë thirrje për protesta, pas arrestimit të Imamoglut
21 Mars, 16:14
-
Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës
21 Mars, 13:52
-
Erdogan thyen heshtjen për arrestimin e Imamoglu: Nuk mund të mohoni korrupsionin
20 Mars, 19:42
-
Protesta për arrestimin e rivalit të Erdogan/ Gazetari Brahaj: Imamoglu ka krijuar frikë, fitoi 4 herë kundër partisë së presidentit turk! Ç’pritet të ndodhë të dielën
20 Mars, 13:22
-
Arrestimi i rivalit të Erdogan, shpërthejnë protestat në Turqi! 37 të arrestuar për postime 'provokuese' në rrjete sociale
20 Mars, 12:12
-
Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
19 Mars, 18:52
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
VIDEO/ Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit shkakton protesta/ Studentët përplasen me policinë
19 Mars, 15:28