Disa fluturime për në Iran u anuluan të premten për shkak të protestave antiqeveritare që kanë filluar prej 12 ditësh.
Kompania ajrore shtetërore e Dubait, Flydubai, tha se po e monitoronte situatën “nga afër”, ndërsa njoftoi se fluturimet e saj për në Iran të premten do të anuloheshin.
“Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me pasagjerët, planet e udhëtimit të të cilëve janë prekur. Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër dhe do ta rishikojmë orarin e fluturimeve tona në përputhje me rrethanat”, tha një zëdhënës i flydubai.
Anulimet do të ndikojnë në të paktën 17 fluturime të flydubai të planifikuara për të premten midis Dubait dhe disa qyteteve iraniane, përfshirë Teheranin, Shirazin dhe Mashhadin.
Ndërkohë, Turkish Airlines tha se 20 fluturime të planifikuara midis të enjtes dhe të shtunës janë anuluar.
Lajmi kryesor:
Protesat anti-qeveritare në Iran, 34 persona të vdekur! Mijëra njerëz dalin në Teheran, kërkojnë rrëzimin e Ali Khameneit




