1768294252_protestatneiran.JPG

Ambasada virtuale e SHBA-së në Iran u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi.

"Protestat në të gjithë Iranin po përshkallëzohen dhe mund të shndërrohen në të dhunshme, duke rezultuar në arrestime dhe lëndime. Masat e shtuara të sigurisë, mbylljet e rrugëve, ndërprerjet e transportit publik dhe bllokimet e internetit janë duke vazhduar.", thuhej në njoftim.

Sipas ambasadës, qytetarët duhet të përdorin rrugë tokësore për në Armeni ose Turqi dhe të kenë një plan që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane.

Nëse largimi është i pamundur, ambasada virtuale thotë se njerëzit duhet të fshihen në një vend të sigurt.May be an image of text


Lajmi kryesor:

Masakër në Iran, 12 mijë të vrarë gjatë protestave! Sipas regjimit janë 3 mijë! Trump: Ndihma po vjen! Moska: Kërcënime të papranueshme nga SHBA-ja