PEKIN- Gjigandi elektronik japonez Panasonik pezullon operacionet e saj ne Kine pasi protestuesit kinezë sulmuan dy fabrikat e saj. Firma tha se fabrika e saj në Kingdao do të mbetet e mbyllur deri më 18 shtator. Sulmet janë pjesë e protestave të gjera që janë përhapur në të gjithë Kinën duke dëmtuar dhe firma të tjera përfshi Tojotën.
Protestat nisën që kur Japonia deklaroi se kishte rënë dakort për një marrëveshje për të blerë disa ishuj te diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore nga një privat japonez. Kina prej kohësh ruan sovranitetin e saj mbi ishuj të cilat janë të kërkuara nga Tajvani.
Një zëdhënës i Panasonic i tha BBC se firma do vijojë të monitorojë situatën edhe në dytët e ardhshme. Ishujt e diskutueshme, të njohur si Diaoyu në Kinë dhe Senkaku në Japoni, janë të pabanuara, por burime të pasura. Ata kanë qenë një çështje e diskutueshme mes dy vendeve, dhe ishin fokusi i një mosmarrëveshje të madhe diplomatike mes tyre në vitin 2010. Në demostratata antijaponese kineset e zemereuar dogjen flamujt japonese , madje raportohet se një degë e shitjes se Tojotas në Kinë është shkatërruar nga protestuesit. Njoftohet gjithashtu se edhe Canon ka pezulluar operacionet ne tre fabrikat e saj në Kinë deri në 18 shtator.
(ns/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com