Protestat në Maqedoni, reagon
Kosova, kërkon zbatimin e "Ohrit"

Protestat në Maqedoni, reagon<br />Kosova, kërkon zbatimin e "Ohrit"
Qeveria e Kosovës është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë, si rrjedhojë e aktgjykimeve ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe protestave qytetare, që pasuan si reagim ndaj aktgjykimeve.

Në një reagim të qeverisë së Kosovës theksohet se dialogu politik ndërmjet komuniteteve dhe zbatimi në përpikëri i Marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve të hapura midis komuniteteve në Maqedoni.

“Respektimi i të drejtave fundamentale kushtetuese dhe institucionale është mënyra e vetme për të evituar eskalimin e dhunës, që do të mund të përcillej me pasoja të rënda për tërë rajonin. Republika e Kosovës është e përkushtuar në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe bashkëpunimit rajonal dhe thërret të gjitha palët në Republikën e Maqedonisë që të përmbahen nga dhuna si mjet i zgjidhjes së çështjeve politike.Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira për maturi dhe gjetje të zgjidhjes përmes dialogut të ndërsjellë”, thekoshet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti