Protestat në Shkup, PD: Dialogu
zgjidhja e tensionit në Maqedoni

Protestat në Shkup, PD: Dialogu<br />zgjidhja e tensionit në Maqedoni
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara ditën e djeshme në Shkup të rifilluara edhe ditën e sotme, duke e cilësuar të dëmshme dhe të papranueshme për rajonin.

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku në në dalje për mediat, tha se rruga që duhet të ndjekë rajoni është bashkëjetesa etnike dhe toleranca. PD u bëri thirrje autoriteteve maqedonase dhe qytetarëve të vetëpërmbahen dhe të zgjidhin situatën përmes dialogut. Sipas Çollakut, tensionet në Maqedoni janë të natyrave etnike dhe politike ndërsa bëri thirrje për dialog, duke shtuar se futja e çdo elementi tjetër në konflikt si ai fetar është jashtë realiteti.
 
"Partia Demokratike po përcjell me vemendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku prej disa ditësh ka një klimë tensioni deri në shpërthim të dhunshëm ndëretnik.  Partia Demokratike konsideron se një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin.  Këto zhvillime shqetësuese shkojnë në të kundërt të aspiratës dhe vlerave të integrimit europian.  Bashkëjetesa etnike dhe toleranca është rruga të cilën rajoni duhet të ndjekë dhe jo e kundërta. Kjo e vërtetëështë jetike në mënyrë të veçantë për Maqedoninë. Integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa etnike janë simbiozë e pashmangshme për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti.  PD i bën thirrje forca të sigurisë Maqedonase, të vetpermbahen në kufijtë e zbatimit të ligjit.  Ne u kërkojmë gjithashtu protestuesve të vetëpërmbahen dhe tëshpalosin me dinjitet qytetar kërkesat e tyre.  Zgjidhja e vetme e sigurtë dhe e qëndrueshme është ajo përmes dialogut.  Ne të gjithë e dimë se natyra e tensioneve në Maqedoni është etnike dhe politike dhe si e tillë e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj është ajo e dialogut. Futja e çdo elementi tjetër në konflikt si ai fetar është jashtë realiteti dhe ngjan një artific propogandistik falls e i sajuar." tha Çollaku.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë