Protestat në Francë, vdes 27-vjeçari i qëlluar me një plumb gome nga policia në Marsejë! Macron gati ligjin për të rindërtuar zonat e dëmtuara

FRANCË- Një tjetër i ri ka humbur jetën në Francë, i qëlluar me një plumb gome në trazirat e fundjavës së kaluar në Marsejë. 27-vjeçari dhe një person tjetër u plagosën nga një plumb gome të policisë gjatë protestave për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel me prejardhje algjeriane. I riu nuk arriti të mbijetojë goditjes së fortë në gjoks duke humbur jetën në spital.

Ngjarjet tragjike nxjerrin në pah tensionet dhe sfidat e thella që vendi po përjeton, pas vdekjes së një adoleshenti 17-vjeçar francez me prejardhje algjeriane, ngjarje kjo që ka shkaktuar protesta të forta, transmeton Corriere Della Sera.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron po përgatitet të prezantojë një ligj emergjent për të rindërtuar zonat e prekura dhe për të marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën e vështirë. Rasti i vrasjes së 27-vjeçarit ndodhi midis të shtunës dhe të dielës në qytetin e Marseljes. Përkundër transportimit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti të mbijetojë goditjes së fortë në gjoks. Lajmi i trishtë u përhap natën e kaluar, kur prokuroria e Marseljes njoftoi për hetimet e tyre në lidhje me rolin e agjentëve të policisë. Megjithatë, ende nuk ka detaje të sakta se a ishte viktima pjesë e protestave apo ishte thjesht kalimtar.

Dyshimi për abuzim policor shfaqet edhe në rastin e dytë në Mont-Saint-Martin, afër kufirit me Belgjikën. Një djalë 25-vjeçar, Aimène Bahouh, ndodhet në gjendje kome që nga e premja, më 30 qershor. Ai ishte në drejtim të një automjeti bashkë me dy miqtë e tij pasi kishte mbushur benzinë në një stacion shërbimi, kur u godit nga një plumb i hedhur nga një agjent i repartit special të policisë Raid. Dëshmitarët tregojnë se ai u rrëzua papritur mbi timon, duke humbur shumë gjak. Prokuroria ka nisur një hetim për "dhunë vullnetare" në lidhje me këtë rast.

Në një takim me 250 kryetarë komunash nga e gjithë Franca, presidenti Emmanuel Macron shpreh planin e tij për të adresuar situatën pas një jave të shkatërrimeve dhe konflikteve të mëdha. Pas dëgjimit të shumë kryetarëve komunash të pranish".

Të shtunën e 2 korrikut në Marsejë, policia hodhi gaz lotsjellës dhe zhvilloi beteja në rrugë me të rinjtë protestues deri në orët e vona të natës. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joker: 05/07/2023 08:41

    kush thote sduan te punojne ???? pagat skandaloze dhe emigrimi e shkaterruan ket vend , bashke me keqqeverisjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë