Shkretëtira që mbretëron pas protestave të shuara në Iran është e gjithnjë e më e dukshme. Janë shkatërruar banka, aktivitete tregtare, rrugë dhe shtëpi.

Kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se “Ata që udhëhoqën dhe morën pjesa në protesta i pret një ndëshkim i tmerrshëm".

Sipas zëdhënësit të Raisi-t, më shumë se njëqind liderë të protestave dhe 170 protestues janë arrestuar nga rojet revolucionare iraniane.

Ndërsa protestat e dhunshme shpërthyen një javë më parë, pas rritjes së çmimeve të karburanteve, tani ato janë zbehur pas shtypjes së ashpër nga forcat e sigurisë dhe ushtria e Republikës Islamike.  

Sipas zërave të pakonfirmuar, në prtesta kanë gjetur vdekjen rreth 200 protestues, shumica të vrarë nga snajperët.