Të paktën 648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, ndërsa pothuajse 10,700 persona janë arrestuar.
Teksa numri mund të rritet më tej, Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se presidenti Donald Trump "nuk ka frikë të përdorë forcën kundër Iranit, por dëshiron diplomaci".
Zëdhënësja Karoline Leavitt i tha gjithashtu Fox News se Teherani po u dërgon Shteteve të Bashkuara "mesazhe disi të ndryshme" nga ato publike, duke sugjeruar një ton më pajtues.
Presidenti, shtoi Leavitt, "është shumë i kujdesshëm në mbajtjen gjithmonë të të gjitha opsioneve në tryezë. Sulmet ajrore do të ishin një nga shumë opsione në tryezë. Diplomacia është gjithmonë opsioni i parë i presidentit".
lajm ne perditesim...
Ambasada virtuale e SHBA-së në Iran u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi.
"Protestat në të gjithë Iranin po përshkallëzohen dhe mund të shndërrohen në të dhunshme, duke rezultuar në arrestime dhe lëndime. Masat e shtuara të sigurisë, mbylljet e rrugëve, ndërprerjet e transportit publik dhe bllokimet e internetit janë duke vazhduar.", thuhej në njoftim.
Sipas ambasadës, qytetarët duhet të përdorin rrugë tokësore për në Armeni ose Turqi dhe të kenë një plan që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane.
Nëse largimi është i pamundur, ambasada virtuale thotë se njerëzit duhet të fshihen në një vend të sigurt.

Donald Trump deklaroi se çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25%, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë.
"Ky urdhër është përfundimtar," tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Komente










