Protestat në Iran, autoritetet: Dënime për shkaktarët e trazirave. Arrestohen përgjegjësit e rrëzimit të avionit (VIDEO)

Në ditën e katërt të protestave studentët  në Teheran u mblodhën para universiteteve dhe marshuan sërish drejt sheshit Azadi.

Protesta vazhdon të rritet, përkundër kontrollit të forcave të sigurisë, dhe arrestimeve të shumta në rradhët e protestuesve.

Përmes thirrjeve dhe parrullave ata kanë akuzuar pushtetin se ka zëvendësuar elitat intelektuale me fetarë të regjur.

Pas arratisjes për në Holandë të kampiones olimpike të taekwondos, Kimia Alizadeh, dje kapiteni i kombëtares së volejbollit, një personalitet i adhuruar në Iran, Said Marouf, shprehu indinjatën e tij në rrjetet sociale me fjalët, "Shpresoj se Irani ka parë shfaqjen e tij të fundit të mashtrimit dhe marrëzisë" kurse spikerja ikonë e Televizionit Shtetëror njoftoi dorëheqjen e saj me fjalët  "Nuk mund ta besoja vrasjen e bashkatdhetarëve të mi. Kërkoj falje që ju kam gënjyer për kaq shumë vite”.

Ndërkohë një zyrtari i lartë i Drejtësisë iraniane ka paralajmëruar protestuesit të mos marrin pjesë në protesta të mëtejshme antiqeveritare.

"Nëse diku në Iran, agjentët amerikanë dhe vendet e tjera të huaja dëshirojnë ta përdorin këtë problem për të trazuar opinionin publik, ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë - tha Ebrahim Raisi, kreu i sistemit gjyqësor - Inteligjenca dhe punonjësit e zbatimit të ligjit nuk do të lejojnë askënd të komprometojë sigurinë në vend".

Ndërkohë, Ukraina po kërkon nga Irani qasje të plotë në dokumenta, dënime shembullore për ata që janë përgjegjës dhe kompensim për të afërmit e viktimave.

"Qëndroni të sigurt se ne nuk e kemi fshehur të vërtetën në lidhje me rrëzimin e aeroplanit - tha zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei - Presidenti Rouani mësoi për gabimin njerëzor i cili çoi në rrëzimin e avionit këtë të premte pasdite. Pse disa njerëz mendojnë për fshehjen e të vërtetës?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Irani kryen arrestimet e para për rrëzimin e ‘Boeing 737’. Trudeau: Faji, përshkallëzimi i dhunës

Teherani arrestoi personat e parë të akuzuar për rrëzimin e ‘Boeing 737’ në 8 Janar ku gjetën vdekjen 176 persona në bord dhe ekuipazhi.

"Irani ka filluar një hetim të gjithanshëm mbi aeroplanin" e rrëzuar dhe ka arrestuar disa persona përgjegjës’- tha zëdhënësi i gjyqësorit në Teheran, duke mos tregoi numrin e saktë të personave që përfunduan në pranga dhe as identitetin e tyre.

Zëdhënësi i gjyqësorit tha gjithashtu se ‘Kutitë e zeza’ të Boeing-ut ukrainas do të dërgohen në Francë për tu analizuar.

Irani më parë kishte mohuar çdo përfshirje në rrëzimin e avionit disa orë pas sulmit me raketa kundër bazave amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneral Qassem Soleimani.

Ndërkohë, gjatë një interviste për ‘Global News’ , Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka drejtuar gishtin te përshkallëzimi i dhunës gjë për të cilin ka luajtur një rol qendror në goditjen e Boeing ku gjetën vdekjen 57 kanadezë.

"Unë besoj se nëse nuk do të kishte tension, nëse nuk do të kishte pasur një përshkallëzim kohët e fundit në rajon, qytetarët kanadezë do të ishin në shtëpi tani, me familjet e tyre."

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen