Protestat në SHBA/ Diplomati Xhufi në Repolitix: Trump shpalli armik Europën! Andoni: Biden do duhet të riparojë dëmet e republikanit (VIDEO)

Protestat që kanë përfshirë kompleksin e Kapitol në SHBA ishte tema e diskutimit në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme në Report Tv. Të ftuarit janë shprehur se ky akt tregon përpjekjet e fundit të Presidentit në detyrë Donald Trump për të ndryshuar sadopak zgjedhjet Presidenciale.

Diplomati Pëllumb Xhufi u shpreh se jetëgjatësia e këtyre protestave është e shkurtër dhe se me kalimin e kohës ato do të zbehen. Sipas tij të gjithë qytetarët që kanë shkaktuar dëme do të vendosen përpara përgjegjësisë.

“Unë shoh që ka rënë numri i protestuesve. Me afrimin e orës 12 të natës me siguri do të largohen. Më pas ata do të përgjigjen, për dëmet që kanë shkaktuar. Nuk mendoj se do të ketë më protesta, do qetësohen gjakrat. Unë nuk e shoh në mënyrë tragjike, edhe më 20 janar kur do të bëhet prezantimi i Presidentit Biden nuk do ketë asnjë trazirë” – tha Xhufi.

Për analistin Ben Andoni, dëmi dhe impakti negativ i republikanëve ka për të qenë shumë i madh. Ai tha se në mandatin e tij, Biden do të duhet të riparojë ato që Trump i ka çuar keq.

“Amerika me sistemin e vetë, besoj që ka për ta neutralizuar. Dëmi, impakti negativ i republikanëve ka për të qenë shumë i madh. Është humbje e staturës morale. Inercia e Biden në mandatin e vetë, nuk besoj se e përballon më shumë se një mandat. Duhet të riparojë ato që Trump i ka çuar keq. Detyra nuk është më fare e vështirë” – tha Andoni.

Në të njëjtin mendim ishte dhe deputeti i PS-së, Ervin Bushati i cili tha s impakti negativ i Trump në Partinë Republikane do të jetë i madh.

“Trump iu dhuroi demokratëve dhe Senatin. Në dy zgjedhjet që fituan demokratët, ishte për shkak të deklaratave të Trump. Mori sekretarin e shtetit të Georgias dhe e kërcënoi. Republikanët kanë marrë një X të madh. Të gjithë ligjvënësit amerikanë që kanë ndjekur verbërisht Trump, që nuk janë ndarë nga Trump, Partia Republikane do ta vuajë. Trump mund të ketë emëruar shumë gjyqtarë, por treguan se askush nuk e mbështet. Republikanët, dhe konceptet republikane janë një hap prapa derisa të dalë ky gjaku i keq” – tha Bushati.

Ndërkohë lidhur me Presidentin e zgjedhur, Joe Biden, diplomati Ilir Xhufi tha se demokrati do të rilidhë sërish ‘fijet e shkëputura’ me Europën, marrëdhënie të cilat i shkëputi Presidenti Trump

“Trump e shpalli armik Europën. Biden do të rilidhë fijet me Europën. Trump ka bërë politika të hapura antieuropiane, antiNATO. Trump doli me politika më agresive. Ka anë pozitive kjo dalje, pasi ka shumë mllef për të shfryer” – tha Xhufi.

Analisti Ben Andoni tha se ardhja e Biden është shpresëdhënëse, dhe se nën drejtimin e tij, SHBA mund të punojë me BE për të bërë të mundur liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Unë parashikoj një mundësi të Pence, për të krijuar një lloj rikthimi dhe një lloj bumerangu. Partia Republikane ka një çarje të madhe dhe i duhet një personazh me me figurë të mirë. Pence do të ishte i përshtatshëm. Është shumë shpresdhënëse ardhja e Biden. I ka vendosur vija të kuqe Serbisë. Ai është komunikues shumë i mirë. SHBA mund të bashkojë votën me BE për punën e vizave për liberalizimin e tyre për Kosovën. Marrëveshja me Kosovën ishte qesharake, ajo që bëri me Trump. Vetë serbët e konsideruan fyerje uljen e Vuçiç përballë Trump” – tha Andoni.

Një numër protestuesish në SHBA që mbështesin presidentin Donald Trump kanë hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit u mbledhën në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit amerikanë u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Për këtë arsye është pezulluar votimi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 07/01/2021 00:50

    E njejta gje do te ndodhe edhe ne shqiperi n q s cunat e GJIKNURI , avdylat e Dakos vjedhin votat ESHTE NJE VIOLENCE E PA PARE PROTESTUESIT KANE PUSHTUAR CAPITOLIN eshte e denueshme por DEMOKRATIKE

    Përgjigju
  • Neri: 07/01/2021 00:46

    Mos harroni te permendni se kishte nje shok te ngushte ne Tirane....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion