5 eurodeputetë kanë zhvilluar një vizitë në zonën e Zvërnecit, të shoqëruar nga 7 deputetë të mazhorancës dhe 7 të opozitës. Vizita zhvillohet në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, pas mbledhjes së 22-të që u mbajt një ditë më parë në Tiranë.
Kjo vizitë ka në fokus njohjen nga afër me territorin dhe situatën në zonë, në një kohë kur vëmendja është përqendruar te investimi dhe protesta që zhvillohet prej më shumë se 3 muajsh në bulevardin para kryeministrisë.
I pranishëm ka qenë edhe Fredi Beleri i cili shprehet krah çdo investimi që respekton të drejtën e pronës dhe natyrën.
“Kolegët e mi nga të gjitha partitë politike gjatë gjithë këtyre kohëve kanë viziutar Zvërnecin, kanë mendimet e tyre. Do të dalin me një deklaratë. Besoj se do të zgjidhet ky ngërç, siç ndodh në të gjithë botën: pronarët e tokës të jenë pjesë e zhvillimit, zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe të respektohet natyra. Jam pro çdo investimi kur bëhet me ligjet dhe normat e shtetit të së drejtës. Jam pro çdo investimi ku respektohet e drejta e pronës, mjedisi dhe biodiversiteti i zonës”, tha Beleri.
Lidhur me çështjen nuk do të ketë një dëgjesë publike.









Komente
Komento