SHKUP- Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim per përplasjet politike dy ditët e kaluara para Parlamentit maqedonas por edhe brenda tij. BE kërkon me urgjencë të ndërpriten gjitha aksionet agresive dhe provokative. Sipas ambasades se BE ne Shkup përdorimi i dhunës nga gjitha palet e pershira dëmton mundësinë për qeverisje të përgjegjshme.
“Ftojmë gjitha partitë politike dhe mbështetësit e tyre t’u japin fund konfrontimeve pa anulime. I ftojmë ata që të sillen në mënyrë dhe në pajtueshmëri me të drejtësinë, kushtetutën dhe procedurat parlamentare dhe t’i marrin parasysh interesat e qytetarëve nga të cilët edhe janë zgjedhur”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Shkup. Nje dite me pare edhe ambasada e SHBA ne SHkup apeloi për qetësi.
Edhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka shprehur shqetësime lidhur me sjelljen dhe forcën fizike të policise ndaj deputetëve të opozitës në ambientet e brendshme të Parlamentit në Maqedoni.
Komiteti i Helsinkit reagon ashpër kundër tërheqjes së dhunshme të deputetëve të opozitës dhe në ndalimin e gazetarëve për kryerjen e detyrës së tyre. Gjithashtu në shënjestër të kritikave janë edhe fjalimet dhe mesazhet me tone urrejtjëse dhe fyese.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com