Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin në lidhje me të lënduarit gjatë protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar, mes tyre edhe një efektiv policie.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:

-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.


Lajmi kryesor:

Protesta në ditën e 13-të/ Zbehet pjesëmarrja, sulme Kryeministrisë e Kryesisë së Kuvendit! Shënjestrohen biznese te 'Kullat Binjake', molotovë policisë