Zemërimi u shtua edhe më shumë tek spanjollët që protestojnë prej ditësh për krizën e strehimit, pas vdekjes së një 87-vjeçareje, rasti i së cilës u kthye në simbolin e krizës së banesave.
Maricarmen Abascal vdiq të mërkurën, në spital, dy javë pasi u nxor me forcë nga shtëpia ku kishte jetuar për më shumë se 70 vite. Më 23 shtator, policia dhe punonjësit socialë e nxorën nga banesa me një shtrat lëvizës, pamje që shkaktuan indinjatë në gjithë vendin.
Pas lajmit për vdekjen e saj, mijëra persona dolën në rrugët e madridit. Protestuesit me qirinj dhe portretin e Maricarmenit, kërkuan strehim të përballueshëm, mbrojtje nga dëbimet dhe ndërhyrje kundër rritjes së qirave.
Edhe këtë të enjte, protestat vazhduan në Madrid dhe qytete të tjera. Aktivistët thonë se vdekja e 87-vjeçares nuk do të ndalë lëvizjen, por do ta forcojë atë.
Në të njëjtën kohë, dy sindikatat më të mëdha të spanjës, UGT dhe ÇOO, konfirmuan grevën e përgjithshme 24-orëshe për 11 nëntorin, greva e parë e përbashkët e dy sindikatave në 14 vite.
Sindikatat kërkojnë paga që të përballojnë koston e jetesës, uljen e çmimeve të banesave dhe masa kundër spekulimit imobiliar.
Kriza e strehimit solli edhe pasoja politike në Spanjë. Pas rrëzimit në parlament të dy dekreteve të qeverisë për strehimin, kryeministri pedro sanchez shpalli zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor.
Tashmë, vdekja e maricarmenit dhe greva e 11 nëntorit e kanë kthyer krizën e banesave në një nga çështjet qendrore të betejës politike në spanjë.









Komente
Komento