Pas takimeve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Këshillin Ndërfetar, presidenti Bajram Begaj po zhvillon takime në presidencë me ambasadorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mes tyre ka qenë ambasadori i SHBA-ve, Eric Wendt, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa dhe i Gjermanisë, Karl Bergner.
Në takimet e mëparshme, fokusi i diskutimeve ka qenë te protestat e dhunshme në Tiranë e qytete të tjera.
Komunitetet fetare kanë kërkuar shmangien e tensioneve dhe dhunës, ndërsa kanë kërkuar që të merren vendime të pjekura.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento