Protestat, Patozi kundër Bashës:
Nuk ngjajmë me Rumaninë

Protestat, Patozi kundër Bashës:<br />Nuk ngjajmë me Rumaninë
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thumbon kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke i kujtuar se Shqipëria nuk ngjan me Rumaninë.
 
Kreu i PD u shpreh disa ditë më parë se protesta e 18 shkurtit do jetë shëmbëlltyrë e lëvizjes në Rumani që çoi në shfuqizimin e dekretit për zbutjen e dënimeve të politikanëve për rastet e korrupsionit.
 
Ndërkohë, Patozi, nga foltorja e Kuvendit argumenton se shqiptarët kanë shumë herë arsye për të rrëzuar qeverinë, por sërish nuk ngjajnë me rumunët.
 
"Ka shumë njerëz sot që e lidhin protestën e 18 shkurtit me ngjarjet në Rumani. Ka shumë prej nesh që kërkojnë me ngulm që shqiptarët t'u ngjajnë medoemos rumunëve. Të cilët po ofrohen të shërbejnë si model për të zgjuar reflekset e topitura të shoqërisë sonë për të reaguar. Ndërsa qeveria dhe zërat afër saj thonë të kundërtën, se nuk mund të ketë fare ngjashmëri, mes dy vendeve. Mund të ngjajë si paradoks, por unë jam më shumë me të dytët. Unë mendoj se ne nuk ngjajmë me Rumaninë, sepse jemi shumë më keq se ajo. Shqiptarët kanë shumëfish arsye për ta refuzuar dhe rrëzuar qeverinë e tyre. Dhe kjo, jo thjesht se në raport me ta kemi mbetur shumë prapa në procesin e integrimit në Europë", u shpreh Patozi.
 
Ndër të tjera, Patozi akuzoi qeverinë që u përpoq të përdorë famën e Dritëro Agollit për tu rimëkëmbur, por mes tyre s’ka lidhje.
 
Dritëro Agolli nuk la mbrapa numra, por la shpirtin, përpjekjen dhe fjalën. Ai ishte një shqiptar që la një vepër të madhe, që do vlerësohet, kurse kjo qeveri nuk mund të kujtohet me asgjë të mirë. U përpoq të përdorë famën e Dritëroi për të mëkëmbur faqen e saj. Të dy vëllezërit armiq ishin aq afër me njëri-tjetrin”- tha Patozi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate