Ndërsa prej 7 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të cilat u nxitën nga kundërshtimet për projektin e një resorti luksoz turistik në zonën e Zvërnecit, i sponsorizuar nga dhëndrri i presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri Rama edhe këtë të diel u ndal gjatë në këtë çështje, e cila ka tërhequr si rrallëherë edhe një vemendje të pazakontë ndërkombëtare.
“E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë. Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë. Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal!”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, raportimet e ekzagjeruara në mediat ndërmbëtare të cilat sipas tij, një turmë normale e kthejnë në qindra mijëra njerëz, do të dëmtojnë sezonin turistik.
“Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit”, tha kryeministri.
Për Ramën, në protestat që mbahen poshtë zyrës së tij ka një diversitet pjesëmarrësish.
“Që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem”, tha Rama.
Dhe siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur:
“Projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane.”
Rama vuri në dukje se për impaktin ekonomik, social e ambiental të projektit po punojnë arkitektë, studiues e inxhinierë nga më të mirët në botë. Ai përmendi edhe faktin se Shqipëria pak ditë më parë mori kryesimin e forumit europian të mbrojtjes së pyjeve.
“Me një mbështetje shumë të zëshme në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të na thotë diçka edhe për të sotmen, duhet të na thotë diçka edhe për mënyrën se si në të sotmen qeverisin dhe udhëheqin ata të cilët e kanë bërë këtë transformim”, tha Rama.
Kësaj ngjarjeje kryeministri i shtoi dhe njoftimin për përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s.
Kryeministri Edi Rama tha sot se për vite me radhë kishte shmangur vizitën në Tivat, pasi nuk dëshironte të shihte nga afër Porto Montenegro, projektin që sipas tij mund të ishte ndërtuar në Durrës, por që përfundoi në Mal të Zi.
Në rubrikën e tij "Shënimet e javës", duke komentuar pjesëmarrjen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, Rama tha se kishte krijuar një lloj “fiksimi emocional” për të mos shkuar në qytetin malazez.
“Nuk doja ta shikoja Porto Montenegro-n, sepse është një top që i ka kaluar për shalësh Shqipërisë dhe ka përfunduar në Mal të Zi”, u shpreh ai.
Sipas kryeministrit, investitori që ndërtoi kompleksin luksoz në Tivat kishte planifikuar fillimisht ta realizonte projektin në Durrës, pranë amfiteatrit romak, por u largua nga Shqipëria për shkak të kërkesave për përfitime personale nga pushtetarët e asaj kohe.
Megjithatë, Rama vlerësoi samitin e zhvilluar në Tivat si një nga takimet më të rëndësishme të kohëve të fundit për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ai theksoi se Shqipëria u vlerësua nga partnerët europianë si një vend pranë anëtarësimit në BE dhe si një shtet që ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit.
“Shqipëria u vlerësua si një vend që është pranë anëtarësimit. Vlerësimi është maksimal, mbështetja është maksimale, por punën duhet ta bëjmë vetë”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si një arritje të rëndësishme zgjedhjen e Shqipërisë në krye të platformës paneuropiane Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i transformimit që vendi ka pësuar në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Në rubrikën e tij 'Shënimet e javës:, Rama tha se Shqipëria ka marrë stafetën nga Suedia në drejtimin e forumit që bashkon Bashkimin Europian dhe 45 vende të kontinentit në fushën e pyjeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Sipas tij, një zhvillim i tillë do të kishte qenë i paimagjinueshëm dhjetë vite më parë, kur vendi përballej me gjuetinë e paligjshme në zonat e mbrojtura, prerjen masive të pyjeve dhe mungesën e kontrollit mbi pasuritë natyrore.
"Pra, fakti që, besoj, nuk e imagjinojmë dot të gjithë së bashku, pavarësisht dallimeve që mund të kemi në të gjitha aspektet e tjera, që nuk imagjinojmë dot se Shqipëria do të merrte kryesimin e Forest Europe 10 vjet më parë, por e merr sot duke marrë stafetën nga Suedia me bekimin e të gjitha vendeve, me një mbështetje shumë të zëshme në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të na thotë diçka edhe për të sotmen, duhet të na thotë diçka edhe për mënyrën se si në të sotmen qeverisin dhe udhëheqin ata të cilët e kanë bërë këtë transformim. Dhe dua t’ju them, që Shqipëria njëkohësisht ka marrë edhe një lajm tjetër jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të bukur në këtë atmosferë kaq të ndezur me ngjyrën e flamingove, një lajm që duhet t’i gëzojë të gjithë. Fakti që këtë javë Shqipëria ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë, përfshirjen e liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s. Një tjetër shembull domethënës që në Shqipëri nuk qeverisin forca, apo nuk qeveris një forcë që shkatërron; qeveris një forcë që ndërton. Nuk qeveris një forcë që abuzon me mjedisin dhe me trashëgiminë natyrore apo kulturore, por qeveris një forcë që, në të kundërt, kërkon që t’i harmonizojë të dyja bashkë, sepse të mendosh që zgjidhja është ose të konservosh, ose të ndërtosh, do të thotë të mos kesh kuptuar asgjë nga të gjitha zhvillimet e dekadave të fundit dhe, mbi të gjitha, të mos kesh kuptuar asgjë nga domosdoshmëria që njerëzit të rrisin mirëqenien e tyre, duke vënë në funksion të rritjes së mirëqenies edhe burimet natyrore. Por, nga ana tjetër, që burimet natyrore të mund të jenë aty për njerëzit, duhet të jenë nën kujdesin, nën përkujdesjen, nën sytë e njerëzve për t’i ruajtur, për t’i mirëmbajtur, për t’i ushqyer dhe për t’i bërë ende më të vlefshme, qoftë në atë çka ato paraqesin, qoftë në atë për çka ato shërbejnë",- tha Rama.
Komente










Ti dhe skota jote e ndyrë, DUHET që të zhduken një herë e mirë nga skena dhe politika! Sa më shpejt aq më mirë!
PërgjigjuKu ti njohin shpellarët flamingot... Pasi skanë lënë gjë të gjallë nëpër male që vetëm ujqërit kanë mbetur tani kanë mësuar emrin flamingo ....edhe këto i vrasin pavarsisht që nuk hapen...
PërgjigjuZhduku
Përgjigju812 mije vota mori ne 2025.Do marri edhe me shume ne vitin 2029.Murit me koke ti bini ju anti-shqiptare dhe ate nuk e le populli te zhduket.
Edhe sikur te shuhet protesta, ty te doli boja ne te gjithe boten si lëpirës per pushtet. Ate qe bejne patronazhistet me ty, ben ti mw liderët globale. Ne kurriz te Shqipërisë e shqiptarëve. Tani ska me fajin e ka Saliu, ju dogj dhw kjo karte.
PërgjigjuE bukura dhe gjeja me magjepse e kesaj rezistence popullore eshte fakti qe per here te pare jane zene “shah mat” e gjithe klasa e diskretituar politike e vendit. Askush nuk guxon te prononcohet, ju eshte kyçur goja te paudhëve qe kane 30 e kusur vite qe abuzojne e abuzojne e shkelin dinjitetin e cdo shtetasi te vendit qe sundojne.
PërgjigjuKu e ke rezistencen popullore?!
Si i bie sipas Rames..po nuk i ke pare ndonjehere kinezet, nuk duhen mbrojtur! Edhe une nuk e kam pare ndonjehere tigrin e malajzise, por me erdhi keq kur mesova qe kjo specie nuk ekziston me. A do t'i vije keq fiseve aborigjene ne Australi kur te marrin vesh se nuk ekzistojne me shqiptaret?
PërgjigjuJe ARROGANT...,po e përdor shqipërin, sikur të ishte prona jote private.Largove të gjithē rinin nga shqipēria, me qellim që, të bēsh ç'far tē duash me atëdheun ton.Shqipētarë që kan ngelur në shqipëri po luftojnë për mbijetes.Shqipëria è shqipëtarëve,jo e e tradhëtarëve si ty.
PërgjigjuAta qe ishin aty akoma se kane kuptuar qe do marrin palloshin e gjate, ngelen duke te falenderuar ty qe vajte, po mos te ishte per protestuesit ti as qyrret nuk do ju hidhje, po duhej nje show sa per te thene qe ti po ben perpjekje. Totalisht farse
PërgjigjuShporru se na je bere si lugat!
PërgjigjuNormal qe do bëhen o Skënderbe, sepse ti me prestanomen tende e keni vendoa qe do i pastroni aty
PërgjigjuSHumica nuk jane kunder projektit por menyra si rrembehet prona si tjetersohet tresparenca ,dhuna
PërgjigjuJo vetem qe ska per tu ndertu aty po keni per te shku ne burg te gjithe se kenj bere masaker me pronat publike .
PërgjigjuTi do ikesh patjeter e resorti nuk do behet!
PërgjigjuNuk i kemi Pare flamingot se jemi te varfer mor! Se na keni pire gjakun te gjithve dhe na keni kthyer ne skllever modern qe punojme per copen e bukes.
PërgjigjuSakte Goni
ty o bandit do vije populli te ti shkuli dhembet nji nga nji. zoti te shtofte inotin se ne sot do jemi me shume. nuk dorzohemi pa ti ul pantallonat se na e ke sjelle thiken ne kocke mor lugat.
Përgjigju