Një protestues i ka bërë thirrje SPAK që t’i ndihmojë që revolucioni për “Shqipërinë e re” të ndodhë paqësisht. Ai bëri thirrje që të hetohet kryeministri Edi Rama, ministrat, por edhe Sali Berisha.
“Thirrje SPAK që ta bëjnë të mundur që ky revolucion të ndodhë paqësisht. Sot SPAK e ka mundësinë që të bëhet hero për fëmijët tanë, që kur fëmijët tanë të rriten dhe të gëzojnë Shqipërinë e re të kenë heronj prokurorët e SPAK. Hetoni Edi Ramën, ministrat në afera korruptive, çojini në burg, pasi arrestimi i Ramës do i hapte rrugë procesit dhe Shqipërisë së re. Patjetër edhe Berishës”, tha një protestues.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta, kërkohet largimi i Ramës! Eurodeputetja ekstremiste italiane pasi takoi Qorin: Shqipëria s’është plaçkë për t’u shitur! ‘Flet’ Diella: Jap dorëheqjen, radhën e ka kryeministri








