Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe në gjuhë të huaj ftesën drejtuar protestuesve për t’u ulur e për të biseduar mbi arsyet reale që i kanë nxjerrë në shesh në revoltë kundër qeverisë së tij.
Por, thotë se në protestat e dhunshme, të pakënaqurit e bulevardit janë gjithnjë e më të pakët.
“Unë jam një njeri që gjithmonë, ju e dini, kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj e të sfidohem, por nuk është e lehtë kur thua ‘’po proteston’’, për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja. Dua t’ju dëgjoj, dua të flas më ju. “Jo nuk duam t’ju dëgjojmë, nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh”. Më fal, por nuk ma dhatë ju këtë punë. E kam këtë punë, më është dhënë nga populli shqiptar dhe kam një kontratë kështu që eja, le të flasim. Jam gati t’ju dëgjoj. “Jo, jo”! Pra nuk flasim, nuk ka dialog, nuk ka diskutim, por thelbi i çështjes është që ndryshe nga vende të tjera, kjo fazë e re dhune ka si karakteristike një numër shumë të ulët njerëzish, nuk është se është populli shqiptar në rrugë, janë shumë më tepër njerëz”, tha Rama.
Megjithatë, Rama thotë se qeveria po reflekton mbi atë se çfarë duhet të bëhet më mirë.
“Shqipëria po ecën shumë mirë kur vjen fjala për shifrat, për rritjen, për rrugëtimin europian, për turistët që po vijnë e kur bëhet fjalë për shumë gjëra. Por nga ana tjetër, njerëzit duan më shumë nga ajo çfarë krijohet prej ekonomisë. Dhe ajo është ajo çfarë po përpiqemi të trajtojmë. Kemi probleme dhe po luftojmë që t’i zgjidhim, të përballemi me to dhe procesi po na ndihmon ta bëjmë këtë gjë me mjete që në të kundërt nuk do t’i kishim”, tha Rama.
Rama nuk i sheh protestat në Tiranë si pengesë për integrimin ndërsa shpreh optimizëm për afatet e vendosura për mbylljen e negociatave duke shtuar se anëtarësimi me faza i shërben veçanërisht Europës në këtë moment sfidash të reja.
Ndërsa duke u ndalur te Serbia dhe realitetin e ri politik në lidhje me negociatat dhe gjeo-politikën, me rënien e Vuçiç Rama komentoi kështu:
“Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua, për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështje, kështu që, kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, përfundoi kryeministri.
-
Me kete ftese rinia aty ne shesh ka nje shans politik per te krijuar nje pol te ri politik te rinise! Duhet te negociojne ndoshta zgjedhje te parakohshme vitin tjeter ose dy palë zgjedhje ose Kod te ri mazhoritar apo kushedi cfare ! Po ashtu Rama duhet te beje nje “dekret” ligj per rastin e vitit 2020 kur ishte mbyllja nga kovid dhe shume student shqiptar u preken, ne Itali u be ligj per te mbyll 2/3 vite gjimnaz ne nje vit , keshtu duhet cdo rast jashtzakonshem te kete zgjidhje jashtzakonshme! Si? Tju njihet viti 2019-2020 pasi mars 2020 ishte mbyllje globale nga kovid tju njihett ky frekuentim ne gjimnaze dhe te jepen vetem Provime mature ! Keshtu kemi situate jashtzakonshme (2019-2020) me ligj jo zakonshem sepse 1 her ka mbyllje pra 2020. Ndaj duhet tju njihet si vit nga jashte edhe ne Shqipëri tju konvertohet dhe nota e lendeve te jete mesatarja e dy viteve paraardhese keshtu te japin vetem provimin e matures (vitit trete ) gjimnaze, kjo i jep mundesi 3000-5000 student si potencial ne ardhmen per Universitet ! Pse ? Nuk ndodh as per 100 vjet te kete mbyllje sikur mars 2020 ne nivel global dhe ky efekt ka lene boshllek! Italia e beri vjet ligjin dhe disa shtete te tjera 2-3 shtete ! Keshtu u dha mundesine te rinjve qe kishin frekuentuar shkolla ne diaspore te mbyllnin vitin! Kjo vetem per 2020 rast unik ! Sepse ne 2023 ska patur mbyllje as 2024 etj! Pra logjika e thjeshte , cdo boshllek nga raste unike (pandemi 2020) apo raste qe ndodhin 1 here ne jete te kete zgjidhje me dekret (ligj ) apostafat per te mbyll boshllekun! Keshtu i jep mundesi kush ishte vitin e fundit ne 2019-2020 te jape direkt Provime matures dhe ti njihet gjimnazi keshtu pergatiten kuota per Universitet dhe kemi 3000-5000 stundent shqiptar potencial , sepse ishte shteti dhe “halli pandemic” rast unik qe shkaktoj boshllekun 2020-ën! Normal jeta eshte fat ama shteti me dekrete balancon ghithnje efektet ansore negative qe ka nje shtet apo epoke! Pra si ky rast duhet mbyll boshlleku qe jep nje situate kjo sepse rrit me te drejte pakenaqesi dhe krijon efektin domino! Besoj nje her ne jete do kete mbyllje si pandemia e 2019-2020 ku as mbremjet e matures nuk u zhvilluan ne 2020-en! Ligji balancon defektet e problemeve, mendoj duhet pare ky rast defektesh per rinine !
Përgjigju









Komente
Komento