Zgjatja e protestës para kryeministrisë shkurton ditët e parlamentit, tha deputeti i PD, Bujar Leskaj, që mendon se për këtë nevojitet përgjigje institucionale. Sipas tij, duhet të hartohet një Kod i ri Zgjedhor dhe të krijohet qeveria teknike.
“Ne duhet të përqendrohemi te hartimi i Kodit të ri Zgjedhor, krijimi i një qeverie teknike me të gjithë faktorët politikë në vend, ku protesta duhet të ketë peshën më të madhe, një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Leskaj.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Akuza në seancë dhe protestë jashtë dyerve, Berisha-socialistëve: Avokatë të Vlora Hysenit! 'Territorialja', Balla: Mos pengoni edhe 'zgjedhoren'








